Categories Lajme

Legalizime të paligjshme/ Kallëzohen penalisht 20 zyrtarë dhe ish zyrtarë, 75 në hetim disiplinor

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja denoncoi dy raste të legalizimeve të paligjshme në vend ku njëri ishte në Pogradec dhe një në Sarandë.

Manja tha se 20 zyrtarë dhe ish zyrtarë janë në hetim dhe 75 të tjerë në procedim disiplinor.

Ne Pogradec janë hetuar 15 zyrtarë dhe ish zyrtarë pasi u lejua legalizim i një objekti brenda ambienteve të një shkolle. Ndërsa në Sarandë në zonën Turizëm kanali i Çukës janë legalizuar pa leje dy objekte 70 dhe 81 metra katrorë në një kohë që IKMT kishte kërkuar shembjen e tyre.

“Një denoncim nga një qytetar na ka sinjalizuar për disa legalizime në Sarandë, pranë Kanalit të Çukës.

Pas hetimit administrativ në kadastrën është verejtue legalizimi i dy objekteve 74 dhe 80 m2. Në dokumentacion ka mangësi.

Në dosjen është një shkresë zyrtare e IKMT që kërkonte prishjen e këtyre objekteve. Janë kallëzuar penalisht ish drejtori i kadastrës, deri tek specialistët përkatës.

Nga një hetim në zyrat vendore arsimore kanë rezultuar një seri shkeljesh dhe inspektime fiktive dhe akte konstatimi fiktiktive.

Është kërkuar procedim disiplinor për disa zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, por edhe në zyrat arsimore rajonale.

Jane propozuar masa ëshë për zyrtarë në AKBN, drejtoria e përgjitshme e doganave, agjencia e zonave të mbrojtura, drejtoria e tarimeve.”- tha Ulsi Manja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME