Categories Lajme

Lehtësim masash? Rama: Kam bërë një gjë ndryshe, gjatë muajit të Ramazanit mund të kemi…

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama parlajmëron se gjatë muajit të Ramazanit në vend mund të lehtësohen masat. I ftuar në AbcNews, Rama thotë se Turqia po mendon të mbyllet sërihs, por ai ka menduar diçka ndryshe për këtë Festë e cila ka për zakon dhe një ritual që shkon deri në orën 22:00.

Për Ramën mund të ketë një lehtësim masash, por i bën thirrje shqiptarëve mos e sabotojnë këtë pasi dhe sezoni turistik duhet të jetë i lehtësuar.

”Unë kam pas një takim me  ministrin e Turqisë që ka bërë në kuadër të vizitave në Ankara ku kemi një plan të veçantë kulturor dhe më takoi në Gjirokastër nesër do të jetë në Divjakë për të parë zonën në funksion të turizmit.

Turqia është hapur komplet pasi ka filluar me vaksinimin e qytetarëve hapja dhe ka sjellë një rritje të numrave  të të infektuarve, por efekti i vaksinës është i jashtëzakonshëm dhe jo vetëm se këput zinxhirin e infektimit, por në rastet kur prekesh dhe kur ne lexojmë per efektivitetet e vaksinave do të thotë se të vaksinuarit jo të gjithë janë të paprekshëm nga Covid.

Një i vaksinuar mund të infektohet, por nuk ka shans që të humbë jetën. Rritja e numrave nuk është shoqëruar me shtrimet në spitale kjo është e dhëna e vaksinimit.

Sot akoma ka njerëz që ankohen pse nuk shtyhet ora policore dhe pse është deri në orën 20:00 një gjë është pak por është e sigurtë vaksinimi duhet të shoqërohet me distancim ndaj reagoj ndaj dasmave të infektimit të opozitës pasi çdo orë që fitojmë zot do na vlejë shumë nesër. Me vaksinimin e mësuesve është bërë një hap i rëndësishëm para.

Fillon Ramazani dhe një pjesë e ritualit të Ramazanit e dimë që ka një ritual që është në orën 22:00. Ministri turk po më thoshte se për shkak të Ramazanit mund të kishte një shtrëngim, ndërsa unë kam bërë një gjë ndryshe mendoj se mund të kemi një përhapje por duhet të jemi të kujdesshëm dhe nuk duhet që ta sabotojmë veten.  Sezoni turistik do të jetë i lehtësuar,”- tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME