Categories Lajme

“Lejoi” djegien e selisë së PS-së, kush është shefi i ri i Komisariatit të Policisë së Shkodrës, i emëruar ditën e sotme

Paulin Çupi është shefi i ri i Komisariatit të Policisë së Shkodrës. Ai është emëruar pikërisht ditën e sotme në kërë detyrë, ndërsa është përballur menjëherë me një protestë, e cila nga disa të rinj adoleshentë, nuk ishte shumë paqësore, pasi dogjën selinë e PS-së dhe asnuk nuk ndërhyri.

Çupi është parë sot edhe në krye të uniformave blu në terren, në shoqërinë e drejtuesve të tjerë të policisë së Shkodrës. Në ditët e fundit të qershorit të kaluar, Paulin Çupi u shkarkua nga detyra e shefit të Komisariatit të Policisë së Vau- Dejësit. Kujtojmë se ish-kryeministri Sali Berisha dhe eksponentë të shumtë të PD-së kanë denoncuar anëtare të PS-së se e kanë inskenuar vetë djegien e selisë së PS-së në Shkodër.

Selia e PS-së u dogj dhe u bastis nga një grup minorenësh mesditën e sotme, ndërkohë që për rreth një orë asnjë efektiv policie nuk u duk që të neutralizonte situatën që ishte krijuar në mes të qytetit. Sakaq kryebashkiakia Voltana Ademi ka denoncuar në prokurorinë e drejtuesit e policisë së shtetit, pasi sipas saj policia ndenji me duar në xhepa, duke parë dhunimin e selisë, pa bërë asnjë veprim. (M.Q/Faxweb.al)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME