Categories Lajme

Lejoi hapjen e një rruge në Fushë-Arrëz duke shkaktuar dëm 234 milionë lekë, lihet në burg ish-kryebashkiaku Fran Tuci

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg ish-kryebashkiakun e Fushë-Arrëzit Fran Tuci dhe në arrest shtëpie Ndoc Markun, ish-administrator i Njësisë Administrative Iballe që akuzohen për shpërdorim detyre dhe shkatërrim prone.

Në seancën e së premtes, Tuci mohoi akuzat dhe pretendoi se banoret i kërkuan leje për ndërtimin e një rruge për të shkurtuar distancën drejt banesave të tyre.

“Banorët më kërkuan hapjen e një rruge, kishin mbledhur lekët vetë dhe iu dhashë leje”, deklaroi Tuci në gjykatë.

Ish-krybashkiaku sipas SPAK, në kundërshtim me ligjin, ka lejuar hapjen e një segment të ri rrugor rreth 1.8 km dhe gjerësi rreth 5 m, i cili ka cënuar një sipërfaqe të konsiderueshme të fondit pyjor në pronësi të kësaj Bashkie si edhe ka dëmtuar terrenin që i përket këtij fondi pyjor.

Dëmi i përllogaritur nga IKMT Shkodër, kap vlerën 234,007,500 leke, rreth 2 milionë euro i cili përfshin dëmtimin e terrenit si edhe shpyllëzimin e sipërfaqes se regjistruar pranë ASHK, në pronësi të Bashkisë Fushë Arrëz

Punimet për hapjen e këtij segmenti të ri rrugor është provuar të jenë kryer nga shtetasi Durim Margjekaj, administrator i një subjekti tregtar privat ndaj të cilit është caktuar masa detyrim paraqitje në mungesë dhe urdhri ende nuk është ekzekutuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME