Categories Lajme

Leku forcoi pozitat ndaj valutave, në javën e fundit të nëntorit

Leku forcoi pozitat ndaj valutave, në javën e fundit të muajit nëntor. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, gjatë javës 23-28 nëntor, euro u këmbye me Lekun në pozita të qëndrueshme duke regjistruar në fundjavë vlerën 123.78 lekë. Ndërsa monedha e gjelbër amerikane, gjatë 7 ditëve, ka humbur ndjeshëm terren në raport me lekun. Dollari amerikan u këmbye në fillim të javës me 104.22 lekë ndërsa të shtunën zbriti në vlerën 103.85 lekë.

Leku fitoi pikë gjatë kësaj jave edhe ndaj paundit britanik. Monedha britanike humbi 1 lekë, nga dita e hënë e deri në fundjavë që u këmbye me 138.47 lekë. Ndërsa franga zvicerane shënoi rënie të vlerës në këmbim me lekun, ditën e martë të mërkurë e të enjte. Në fundjavë monedha zvicerane u forcua me 0.5 lekë dhe u ngjit në kuotën e 114.57 lekëve. Sipas BSH-së Leku është në pozita të qëndrueshme ndaj monedhave të huaja dhe luhatjet diktohen kryesisht nga ecuria në bursat ndërkombëtare dhe kërkesë oferta e tregut vendas.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME