Categories Lajme

Lëkundjet e tërmetit “shkundin” ishullin Samos, banorët në panik

Një tërmet i dyfishtë i fortë  ka ndodhur mesditën e së mërkurës në Samos me një diferencë prej 14 minutash.

Lëkundjet e para sizmike prej 4.7 Rihter ndodhën në orën 12:56  me orën greke, 14 kilometra në jug-perëndim të Pythagorion Samos, dhe u ndje gjithashtu në Dodekanez.

Tërmeti i dytë me magnitudë 5.2 ka ndodhur në orën 13:10 me orën lokale.

Të dy tërmetet , sipas dëshmitarëve, janë ndjerë veçanërisht në ishull, por deri më tani nuk ka raportime për dëme materiale apo të lënduar.

Në orën 13:19, në zonë ka ndodhur një pasgoditje e dobët prej 3.1 ballë të shkallës Rihter.

Siç raporton në protothema.gr kryebashkiaku i Samosit perëndimor, Alexandros Lymberis, ajo që ka shkaktuar shqetësim te banorët është fakti se tërmeti i dytë ka qenë me intensitet më të madh se i pari, me rezultat që askush nuk e di evolucionin e sekuencës. :

“Ajo që na shqetëson në këtë moment është fakti se tërmeti i dytë ka qenë më i fortë se i pari. Normalisht, i dyti duhet të ishte më pak intensiv për t’u konsideruar si pasgoditje, por nuk ndodhi kështu. Urojmë që tërmeti i dytë të ishte kryesori dhe kemi mbaruar këtu. Deri më tani nuk është raportuar për dëme, por së bashku me shërbimin teknik do të bëjmë xhiron e zonës. Banorët ishin të frikësuar, dhe të shqetësuar, pasi  nuk kanë kaluar shumë vite nga tërmeti vdekjeprurës i vitit 2020”.

Presidenti i Organizatës së Planifikimit dhe Mbrojtjes Antisizmike dhe profesori i Gjeologjisë, Efthymios Lekkas , foli për dy tërmetet e ndodhura në Samos brenda pak minutash, përkatësisht 4.7 dhe 5.2 ballë .

Siç shpjegoi ai janë dy tërmete të ndryshëm, jo ​​sekuenca standarde që ndiqet zakonisht dhe i dyti nuk është një pasgoditje.

“Kam kontaktuar me kryebashkiakun, janë dhënë udhëzime për procedurat e nevojshme”, tha z. Lekkas duke folur për SKAI-n dhe tha se “nuk e dimë nëse ka pasoja për dëmtime apo lëndime”.

Ai tha se dy tërmetet e reja nuk janë të lidhura me tërmetet e dy viteve më parë.

“Ne jemi ende të kujdesshëm”, vuri në dukje Efthymios.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME