Categories Lajme

Leli pret në Vlorë Yuri Kim: Falë investimit amerikan fëmijët e Babicës do të mësojnë në kushte të mira

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli ka pritur në një takim ambasadoren e SHBA të akredituar në Shqipëri, Yuri Kim, e cila ndodhej në qytetin jugor për përurimin e një shkolle.

Përmes një postimi në Facebook, Leli shkruan se ishte kënaqësi të takonte ambasadoren Kim, e cila mori pjesë në përurimin e shkollës “Selam Musai”, e cila i rikonstruktua falë investimit të shtetit amerikan.

Sipas tij përkushtimi i ambasadores, për të parë në sy dritën e çdo fëmije drejt së ardhmes, ishte kurorëzimi i kësaj ceremonie që gëzoi të gjithë komunitetin.

Postimi i Lelit:

Kënaqësia e pritjes së Ambasadores së Shteteve të Bashkuara sot në Vlorë, Yuri Kim, shkonte bashkë me atë të fëmijëve sepse arsyeja e vizitës i kushtohej posaçërisht të ardhmes së tyre.

Falë investimit të shtetit amerikan, nga sot, qindra fëmijë të shkollës ‘Selam Musai’ në Babicë, do të mësojnë në një shkollë me kushte nga më të mirat në vend.

Bashkëpunimet dhe vëmendja e tyre e vazhdueshme, janë siguria e shpresës së këtyre fëmijëve të mrekullueshëm që janë rritur me ëndrrën amerikane.

Përkushtimi i ambasadores, për të parë në sy dritën e çdo fëmije drejt së ardhmes, ishte kurorëzimi i kësaj ceremonie që gëzoi të gjithë komunitetin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Pije helmin vetë mos të gjej të gjallë!” Djali dhe bashkëshortja e tij kërcënojnë dhe DHUNOJNË nënën 80 vjeçare për një lopë, e moshuara me lot në sy: Do më vrasin… (DEBATI)

Një konflikt i rëndë familjar është regjistruar në Pogradec, konflikt ky i nisur për një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U hodh nga pallati orët e para të mëngjesit! Ky është i riu që u vetëvra në Shkodër (EMRI)

Një ngjarje tragjike është regjistruar në orët e para të mëngjesit në lagjen “Rus” në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja, nafta rritet me 4 lekë

Bordi i Transparencës ka vendosur rritjen e çmimeve të karburanteve në vend, me ndryshime që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Sarandë, 42-vjeçari merr plagë në gjoks

Një plagosje me thikë ka ndodhur këtë të mërkurë në lagjen nr.1 të Sarandës, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Hapen dyer të reja!” Firmoset marrëveshja mes shtetit, bankave dhe sipërmarrjes! Rama: Të gjithë ata që kanë biznese të vogla dhe të mesme do përfitojnë kredi me interes minimal

Ditën e sotme është nënshkruar një partneritet i ri mes shtetit, sistemit bankar dhe sipërmarrjes…

LEXO ME SHUME