Lajmi i SHBA-ve, që sanksionoi ish-deputetin Aqif Rakipi dhe biznesmenin Ylli Ndroqi, ka prodhuar shumë reagime.
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja dha një koment të shkurtër në hyrje të Kuvendit, për mediat, ndërsa tha se ajo ishte e shkruar e zeza mbi te bardhë.
“Sapo e pashë nga titra në media, ajo që është thënë, është thënë. Është e shkruara e bardha mbi të zezë”, tha Manja.
Ndërkohë, Eduard Shalsi tha “I palënkundur ndaj vendimeve të tilla”.
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi tha se nuk mund të komentohej vendimi i SHBA.
“Si mund të komentohet një vendim i SHBA-ve”, tha ai.
Mes shumë reagimeve ishte dhe ai i Erion Braçes, i cili tha se; “Rakipi është qytetar i lirë, shkoni pyeteni”.
