Më shumë se 2630 të moshuar që deri dje paguanin nga xhepi për lentet sot i përfitojnë falas. Gjysh Muhedini sapo ka kryer ndërhyrjen në sy bashkë me vendosjen e lenteve falas në spitalin rajonal të Vlorës, në qytetin e tij, pa patur nevojë të vijë në Tiranë.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu solli shembullin e këtij të moshuari që ka përfituar nga ky shërbim.
“Si gjysh Muhedini, më shumë se 2630 të moshuar, që deri dje paguanin nga xhepi për lentet, kanë përfituar shërbimin falas jo vetëm ndërhyrjen, por paketën e plotë të kataraktës, që përfshin edhe lentet”, – tha Manastirliu.
Zgjerimi i shërbimeve shëndetësore falas ka ulur shpenzimet nga xhepat e qytetarëve. Më parë një ndërhyrje e tillë kushtonte rreth 35 mijë lekë të reja/lente, sot ndërhyrja dhe lentet janë falas.Ky është një hap përpara drejt mbulimit shëndetësor universal

