Categories Lajme

Leskaj: Më 25 prill PD do të sjellë transparencën dhe përgjegjshmërinë për shqiptarët

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike dhe kryesuesi i listëve të kandidatëve të saj për deputetë në Qarkun e Vlorës, Bujar Leskaj zhvilloi në sallën e konferencave “Ismail Qemal Vlora” pranë shtabit elektoral të PD-së, një takim me gra dhe vajza, anëtare e simpatizante të Partisë Demokratike të Rajonit 1 në Vlorë.

Statusi i Leskajt

Në sallën e konferencave “Ismail Qemal Vlora” pranë shtabit elektoral të PD, zhvilluam një takim me zonja e vajza, anëtare e simptizante të Partisë Demokratike të Rajonit 1.
Në takim folëm për çështjet që shqetësojnë sot femrën shqiptare dhe femrën vlonjate dhe diskutuam mbi programin e Partisë Demokratike për familjen, femrën rolin e saj në shoqëri dhe në ndryshimin që po vjen… PD e bazon të gjithë potencialin e ndryshimit, tek forca progresiste e të rinjve dhe e vajzave e grave në shoqëri dhe ekonomi. Për të, barazia gjinore nuk është thjesht një objektiv, por një kusht themelor, pa të cilin nuk mund të flasim për zhvillim të qëndrueshëm dhe qeverisje të mirë, për integrim evropian dhe prosperitet të vendit. U theksova zonjave të pranishme se objektivat e PD janë të qarta dhe programet e saj ekonomike i japin hapësira të gjera dhe mbështetje të plotë vajzës dhe gruas shqiptare.
1. Fuqizimi ekonomik i vajzave dhe grave. Rritja e pjesëmarrjes së gruas në tregun e punës dhe reduktimi i hendekut gjinor. 2. Reduktimi i punës së papaguar të grave në familje, duke rritur aksesin dhe cilësinë tek shërbimet sociale, si çerdhe, kopshte, shërbime për moshën e tretë. 3. Rritja e aksesit të grave dhe burrave në programet e punësimit;
4. Nje Plan Kombëtar Veprimi për Gratë Sipërmarrëse 2021-2024; 5. Rritja e përfshirjes së grave dhe vajzave në shkencë dhe inovacion, si një mundësi për fuqizimin e tyre ekonomik. U angazhova në emër të Partisë Demokratike se pjesëmarrja e grave në vendimmarrje do të jetë faktike dhe jo thjesht për numra.
Takimin e hapi zonja Alketa Agolli, e cila foli për rolin e gruas në ndryshimet demokratike, përshëndeti kryetarja e LDG Vlorë, Alta Haluci, dhe kandidatja për deputete Nada Meçorapaj. Pedagogia Helena Grillo foli për rolin e gruas për familjen, fëmijët dhe edukimin në kushtet kur shoqëria kalon e përjeton një krizë të thellë për idenditetin. Të pranishmet bënë një ftesë për të gjitha zonjat vlonjate e shqiptare që në këto zgjedhje të votojnë masivisht Partinë Demokratike, të votojnë Ndryshimin dhe të ardhmen. Ne të gjithë ëndërrojmë për një Shqipëri më të mirë. Ne të gjithë duam që Shqipëria të fitojë! Dhe Shqipëria do të fitojë! Me gratë e vajzat shqiptare në krah Partia Demokratike do të sjellë ndryshimin në 25 prill!
Do të sjellë Transparencën, Përgjegjshmërinë dhe Llogaridhënien për shqiptarët!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME