Tashmë zyrtarisht Kuvendi ka përfunduar të gjitha procedurat për t’i dhënë leje SPAK që të arrestojë Arben Ahmetajn.
Këtë pasdite vendimi i Kuvendit për heqjen e mandatit të deputetit Arben Ahmetajt, ka mbërritur në zyrën e SPAK.
Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot (14 korrik) me 117 vota pro vendimin për heqjen e mandatit të Ahmetajt, i cili është larguar nga vendi.
Agron Duka, Vangjel Dule dhe Fatmir Mediu janë tre deputetët që kanë abstenuar në votimin për arrestimin e tij.
Kuvendi i në këtë mënyrë i hapi rrugë arrestimit të ish-zv.kryeministrit, por ai nuk ndodhet në Shqipëri.
Sipas përfaqësuesit të tij ligjor, Ahmetaj ndodhet në Angli pranë familjes së tij.
“Zoti Ahmetaj ndodhet pranë familjes së tij, pranë vajzës së tij në Angli. Do të vijë në Shqipëri kur të ketë liri”, deklaroi avokati i tij për mediat.
Kryeministri Rama, i cili ishte i pranishëm në seancë dhe votoi pro arrestimit të Ahmetajt, reagoi për herë të parë pas kërkesës së SPAK në një postim në Twitter.
Pas përfundimit të seancë plenare të sotme, kreu i qeverisë shkroi: “Pasdite në 18.30 do t’i drejtohem opinionit publik me një adresim për votimin e sotëm në Kuvend”.
