Categories Lajme

Lëvizjet e shtetasve/ Bum hyrjesh nga Maqedonia, por “braktisje” nga Kosova!

Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Shtator 2019, janë 1 milion e 63 mijë e 358 persona. Krahasuar me Shtator 2018, sipas INSTAT, ky tregues rezulton me rënie 5,2 %. Në Shtator 2019, hyrjet e shtetasve të huaj në vend janë 591.414, krahasuar me Shtator 2018, ky numër është ulur me 11,0 %. Numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë përgjatë nëntë muajve të 2019 është 5.462.002, duke u rritur me 7,9 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2018. Në Shtator 2019, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Maqedonia ka pasur rritjen më të madhe me 68,9 %, ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Kosova me 37,3 %. Përgjatë nëntë muajve të 2019, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Zvicra ka pasur rritjen më të madhe me 18,1 % ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Polonia me 14,4 %. SCAN

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME