Categories Lajme

Lezhë-Milot, makina përplas një person me biçikletë! Dërgohet në spital

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Lezhë-Milot. Një makinë ka përplasur një person që udhëtonte me biçikletë.

Aksidenti është regjistruar në afërsi të fshatit Gajush, ku mjeti me drejtues shtetasin me iniciale A.L. përplasi një person me biçikletë I cili nuk është identifikuar ende. Si pasojë e përplasjes, ky i fundit ka marrë dëmtime të lehta dhe është transportuar në spitalin rajonal të Lezhës.

Njoftimi i policisë: Rreth orës 16:50 , në aksin rrugor Lezhë-Milot, në fshatin Gajush, mjeti me drejtues shtetasin A.L., ka përplasur një biçiklist ende të paidentifikuar, ku për pasojë ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë.

Drejtuesi i automjetit po shoqerohet në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME