Categories Lajme

Libra falas për nxënësit deri në klasën e 12, kategoritë që përfitojnë

Pasi ministrja e Arsimit, Besa Shahini dha sot një njoftim të rëndësishëm në rrjetet e saj sociale për të mbuluar me libra falas të gjithë nxënësit që vijnë nga situata të brishta socio-ekonomike deri në klasën e 12-të, qeveria ka bërë të ditur kategoritë që do të përfitojnë.

Vendimi Kategoritë që do të përfitojnë mbështetje buxhetore për kompensimin në masën 100% të çmimit të teksteve shkollore janë, si më poshtë vijon:

6.1. Nxënësit në arsimin bazë që:

a) i përkasin kategorisë së pakicave kombëtare;
b) janë fëmijë, i treti e më lart në radhën e shkollimit të fëmijëve të së njëjtës familje.

6.2. Nxënësit në arsimin parauniversitar që:

a) kanë përfituar statusin e jetimit;
b) vijnë nga familje të cilat trajtohen me ndihmë ekonomike dhe pagesë papunësie nga zyrat e punësimit;
c) janë me aftësi të kufizuara, sipas ligjit nr.57/2019, “Për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë”;
ç) vijnë nga familje që kanë në përbërjen e tyre anëtarë me aftësi të kufizuara, të lindur ose të bërë të tillë, të cilët deklarohen të paaftë për punë, sipas ligjit nr.57/2019, “Për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë”;
d) vijnë nga familje ku kryefamiljari përfiton pension invaliditeti shteti;
dh) vijnë nga familje ku kryefamiljari përfiton pension pleqërie shteti dhe kanë fëmijë në ngarkim, të cilët janë pa të ardhura;
e) i përkasin kategorisë rome dhe egjiptiane. Drejtoritë përkatëse të institucioneve arsimore, ku mësojnë këta nxënës, duhet të dorëzojnë në ZVAP-të përkatëse, brenda muajit mars të çdo viti, listën e nxënësve të këtyre kategorive. Mënyra e shpërndarjes së teksteve, për këto kategori nxënësish, përcaktohet me udhëzim të ministrit përgjegjës për arsimin;
ë) gëzojnë statusin e të verbrit. Nxënësit pajisen me tekste shkollore të transkriptuara në shkrimin brail, të regjistruara në audio ose në shkrim të zmadhuar, të cilat janë pronë e shkollës. Administrimi i kërkesave për prodhimin/shumëfishimin e teksteve në brail dhe në shkrim të zmadhuar literal, si dhe pajisja me libra e nxënësve të verbër të realizohen nga Instituti i Nxënësve që nuk Shikojnë, në Tiranë. Drejtoritë përkatëse të institucioneve arsimore, ku mësojnë këta nxënës, duhet të dorëzojnë në ZVAP-të përkatëse, brenda muajit mars të çdo viti, listën e nxënësve të kësaj kategorie;
f) janë viktima të trafikimit, të cilëve u ofrohet ndihmë dhe asistencë nga Qendra Kombëtare e Pritjes së Viktimave të Trafikimit, Qendra Kombëtare e Viktimave të Dhunës në Familje dhe Qendra Kombëtare Tranzitore e Emergjencës, sipas kërkesës zyrtare për sasinë e teksteve shkollore të nevojshme;
g) gëzojnë statusin e viktimës dhe të viktimës së mundshme të trafikimit, në përputhje me vendimin nr.499, datë 29.8.2018, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e procedurave standarde të veprimit për mbrojtjen e viktimave dhe viktimave të mundshme të trafikimit”.
gj) janë të moshës shkollore të arsimit parauniversitar, të cilët janë në institucionet e paraburgimit/vuajtjes së dënimit;
h) janë të shtruar në Shërbimin Onkologjik, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Kërkesa dhe sasia për tekstet shkollore dërgohet nga ky shërbim në muajin gusht të çdo viti;
i) janë fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ të Shtetit dhe të Policisë së Burgjeve, të cilët kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës;
j) janë përfitues në institucionet e përkujdesjes sociale rezidenciale publike, në Qendrën Kombëtare të Pritjes së Viktimave të Trafikimit, Qendrën Kombëtare të Viktimave të Dhunës në Familje dhe Qendrën Kombëtare Tranzitore të Emergjencës. Drejtoritë përkatëse të institucioneve arsimore, ku mësojnë këta nxënës, duhet të bashkërendojnë punën me drejtoritë e institucioneve të sipërpërmendura dhe të dorëzojnë në ZVAP-të përkatëse, brenda muajit mars të çdo viti, listën e nxënësve të kësaj kategorie. Mënyra e shpërndarjes së teksteve për këtë kategori nxënësish përcaktohet me udhëzim të ministrit përgjegjës për arsimin. /rtsh.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tiranë/ Adoleshenti futet për të vjedhur në banesën ku po ushtrohej prostitucion, ‘punonjësja’ 24-vjeçare e plagos me thikë

Një 17-vjecar është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore pasi është plagosur me thikë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidenti në Rrugën e Kombit, shkon në dy numri i viktimave, 5 persona të tjerë të plagosur

Detaje të reja janë bërë publike në lidhje me aksidentin e rëndë të ndodhur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria e Fierit dërgon për gjykim efektivin e ‘Shqiponjave’,,pasi përdorte një të mitur për shitje droge

Një efektiv i “Shqiponjave” është dërguar për gjykim nga prokuroria e Fierit pasi përdorte një të mitur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bashkia Vlorë ka paraqitur një projekvendim për ngritjen e një strehëze për qentë endacakë\ Strehëza e qenve në Vlorë: një nismë me kosto të pajustifikuara

Gjergj Nika, ish-kandidati për Bashkinë e Vlorës ka kundërshtuar nismën e Bashkisë së Vlorës për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bllokoi rrugën për zjarrfikësen, shembet farmacia pranë pallatit te QSUT

Një farmaci pranë pallatit, fasada e të cilit u dogj para disa ditësh në Tiranë…

LEXO ME SHUME