Categories Lajme

Shqipëria synon ndërtimin e tunelit të Llogarasë me një vlerë deri 650 milionë euro

Shqipëria shpalli të premten garën ndërkombëtare për studimin e detajuar të tunelit të Llogarasë një nga veprat më të mëdha të infrastrukturës rrugore që do të lidhi bregdetin e Adriatikut me Rivierën Joniane. “Tuneli i Llogarasë 6 km i gjatë, nis 5 km pas urës së Shën Elizës, del tek pika e urës së Palasës dhe lidhet me një rrugë prej 1.4 km me rrugën e Dhërmiut” tha ministrja e Energjitikës dhe Infrastrukturës Belinda Balluku.

Tuneli do të jetë një rrugë dykalimshe me shpejtësi të lejuar 50-80 km/orë dhe parashikohet të përshkohet nga 7-10 minuta. Zonja Balluku tha se vepra do të ketë një vlerë 550-650 mln euro ku do të punësohen afro 12 mijë perona. Më 29 dhjetor parashikohet të bëhet hapja e tenderit për ndërtimin e tunelit dhe brenda pranverës 2021 nisin punimet. Fondet e ndërtimit do të sigurohen nga buxheti i shtetit.
Kryeministri Edi Rama u shpreh krenar që “…jemi gati të materializojmë këtë projekt që do të krijojë një akses krejt tjetër drejt zonës dhe do të shërbejë si katalizator i turizmit”.

Ai bëri të ditur se “Janë bërë analizat, për parametrat e nevojshëm që lidhen me fizibilitetin, janë ezauruar dhe rrugët e mundshme të realizimit me investime të huaja apo PPP dhe është rënë në fund në konkluzionin se rruga më e mirë është që ky projekt të udhëhiqet dhe të cohet në fund nga qeveria dhe të financohet nga buxheti i shtetit”.
Tuneli i Llogarasë është vepra e dytë gjigande e lajmëruar për tu ndërtuar nga qeveria shqiptare. Pak kohë më parë kryeministri Edi Rama lajmëroi ndërtimin e HEC-it të Skavicës, pjesë e HEC-eve të kaskadës energjitike mbi Lumin Drin, me një vlerë prej të paktën 510 milionë euro.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME