Categories Lajme

Librazhd/ Vidhnin makina në Maqedoninë e Veriut dhe i shisnin në Shqipëri, një në pranga dhe një në kërkim

Një 53-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet për trafikim të mjeteve motorike, e ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Në pranga ka rënë 53-vjeçari Xh. B., e ndërsa është shpallur në kërkim A. R., banues në Strugë, Maqedoni e Veriut.

Mësohet se këta dy persona në bashkëpunim me të tjerë kanë organizuar trafikimin e disa automjeteve nëpërmjet kufirit të gjelbër jashtë pikave të kalimit kufitar, nga shteti i Maqedonisë së Veriut drejt Shqipërisë. Në kuadër të këtij operacioni është sekuestruar një autoveturë e markës Volkswagen Passat, me targa të shtetit të Maqedonise së Veriut, në pronësi të një maqedonasi. Automjeti është vjedhur në shtetin e Maqedonisë së Veriut dhe me pas trafikuar në Shqipëri.

Policia njofton se vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, si dhe sekuestrimin e disa automjeteve të trafikuara nga ky grup personash, për të cilat, uniformat blu nuk japin të dhëna për arsye hetimi.

Mbi ta rëndon akuza për veprën penale “Trafikim i mjeteve motorike“.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamjet nga Shkoza: Si tentoi 23-vjeçari grabitjen me pistoletë lodër

Policia ka publikuar pamjet, kur i riu me inicialet K.Y., 23 vjeç, tentoi të vjedhë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Përplasi me dashje një qen dhe u largua, policia shpall në kërkim drejtuesin e automjetit

Një video e publikuar në rrjetet sociale ka shkaktuar reagime të forta dhe zemërim në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

BE-ja shtrëngon rregullat për migracionin: Nga azili te kthimet, hyn në fuqi reforma e re

Që nga 12 qershori, në të gjithë Bashkimin Evropian ka hyrë plotësisht në fuqi Pakti…

LEXO ME SHUME