Categories Lajme

Lidhja e veçantë me “NEWBORN”, ja kush është zgjedhur si logo për 100-vjetorin e Tiranës kryeqytet (Foto)

Pas një votimi online në rrjetet sociale, publiku ka përzgjedhur logon zyrtare, e cila do të përfaqësojë Tiranën në aktivitet e shumta që do të zhvillohen me rastin e 100-vjetorit të shpalljes Kryeqytet. Mbi 40 mijë qytetarë moren pjesë në votimin online, duke përzgjedhur mes katër finalistëve logon e krijuar nga një prej studiove më të njohura kosovare në fushën e dizajnimit. E themeluar në vitin 2005, “Karrota” është kompania e vetme në rajon e shpërblyer me Luanin e Artë në Kanë për krijimin e Monumentit NEWBORN në Prishtinë.

Karrota shquhet për krijimin e identiteteve të kompanive të ndryshme shqiptare, si Vala, Z mobile, Zog mobile, Tifozat Kuq e Zi, Transformohu, Ha mirë, Duaje tënden, Scardian, HÖHÉ, 20 vjet GIZ, Deppo, Instituti Musine Kokalari, Bears Rugby, QKR dhe shumë të tjera. Në këtë garë morën pjesë mbi 50 aplikantë, ndërsa pas përzgjedhjes fillestare, 4 logot finaliste u prezantuan nga kryebashkiaku Erion Veliaj dhe vetë krijuesit e tyre për t’iu nënshkruar edhe votimit të hapur online.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME