Categories Sport

Gjithçka po shkon drejt finalizimit, mbrojtësi shqiptar nesër për teste mjekësore tek Napoli

Gjithçka po shkon drejt finalizimit. Së shpejti, kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, do të zyrtarizohet si futbollisti më i ri i Napolit. Siç raporton ‘Sky Sports Italia’, 25-vjeçari të premten do t’i kryejë testet mjekësore për ta kompletuar kalimin nga Hellas Verona te Napoli. Ai do të qëndrojë në formë huazimi te Verona deri në fund të sezonit dhe më pas do t’i bashkohet Napolit për t’u përgatitur për sezonin 2020/21.

Amiri ka vetëm pak muaj që la Dinamo Zagrebin për Hellas Veronën e sapo promovuar në Serie A, por ka shkëlqyer me paraqitje brilante duke i rënë në sy shumë klubeve, megjithatë Napoli është treguar më dinak dhe ka rrëmbyer kosovarin. Raportohet se Rrahmani do t’i kushtojë Napolit 15 milionë euro, derisa futbollisti do të fitojë të paktën 1.5 milionë euro në sezon vitin e parë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME