Categories Lifestyle

13 leksione të rëndësishme që na dha kjo kohë për jetën

Koronavirusi na ka mësuar dhe do të na mësojë shumë, mjafton të dimë ta dëgjojnë: 13 leksione që duhet të mësojmë nga përvoja që kemi kaluar

Na ka mësuar që pavarësisht çfarë kemi arritur në jetë, para sëmundjes jemi të gjithë të barabartë. Na ka mësuar që të gjithë jemi të lidhur; diçka që na godet ne do të prekë edhe të tjerë dhe kufijtë fals që kemi vendosur kanë pak vlerë. Na ka mësuar se nuk ka gjë më të çmuar se shëndeti ynë dhe nëse nuk kujdesemi për veten, sëmuremi. Na ka mësuar që jeta është e shkurtër dhe duhet të bëjmë gjërat që janë më të rëndësishme; të ndihmojmë të tjerët e sidomos ata që janë të moshuar ose të sëmurë. Na ka mësuar se sa materialiste është bërë shoqëria dhe se si në momente vështirësie rizbulojmë elementet bazë për të cilat kemi nevojë (ushqim, ujë, ilaçe)

Na ka mësuar sa e rëndësishme është jeta jonë famijare dhe se sa e lëmë pas dore ditë pas dite. Na ka mësuar se puna jonë nuk është puna jonë sepse nuk është ajo që bëjmë arsyeja për të cilën jemi krijuar; detyra jonë e vërtetë është të kujdesemi për njëri-tjetrin dhe të mbrojmë të dashurit tanë. Na ka mësuar se duhet të mbajmë nën kontroll egon tonë sepse s’ka rëndësi sa bukur mendojmë apo sa të zotët janë të tjerët; një virus mund ta ndalë botën tonë.

Na ka mësuar se ose duhet të mësohemi të jemi të durueshëm, ose t’ia dorëzojmë veten panikut. Na ka mësuar se ky mund të jetë fundi, por edhe një fillim i ri; mund të jetë një moment reflektimi, mirëkuptimi nga ku mund të mësojmë nga gabimet tona.

Na ka mësuar që Toka është e sëmurur dhe duhet të paguajmë faturën për çdo gjë të keqe që i kemi bërë. Na ka mësuar se pas çdo ngjitjeje, ka gjithmonë një dishezë; jeta është një proces ciklik dhe ne po jetojmë fazat e këtij cikli. Ndërkohë që shumë e shohin Koronavirusin si një fatkeqësi të madhe, ti mund ta shohësh si një moment korrigjimi dhe të përmirësosh të ardhmen.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME