Categories Lifestyle

Alzheimer: Ushqimet që ngadalësojnë plakjen e trurit

Sëmundja e Alzheimerit dhe format e tjera të demencës janë aktualisht të pashërueshme, kjo është arsyeja pse shkencëtarët po përqendrohen në mënyrat e mundshme për të parandaluar dhe vonuar shfaqjen e sëmundjes.

Në këtë kontekst, rekomandohet një dietë e shëndetshme dhe e ekuilibruar për të ruajtur shëndetin e mirë të trurit. Një studim shkencor i kryer nga studiuesit nga Cornell University College Will Medical School në Nju Jork, arriti në përfundimin se dieta mesdhetare  mund të vonojë fillimin e Alzheimerit deri në tre vjet e gjysmë.

Shkencëtarët  studiuan 70 vullnetarë të moshës 30 deri në 60 vjeç të cilët nuk shfaqën simptoma të prapambetjes mendore në fillim të studimit. Nga numri i përgjithshëm i vullnetarëve, 34 prej tyre dukej se përputheshin me kërkesat e dietës mesdhetare, ndërsa 36 të tjerët jo.

Analiza e studiuesve tregoi se pjesëmarrësit që nuk ndiqnin dietën mesdhetare treguan një “gjurmë” biologjike më të fortë të Alzheimerit në trurin e tyre si në fillim të studimit ashtu edhe pas periudhës trevjeçare në krahasim me ata që i përmbaheshin kësaj diete. Akumulimi i proteinës beta amiloid konsiderohet si një “gjurmë” biologjike e Alzheimerit në tru, por edhe çrregullim i metabolizmit të glukozës në tru. Bazuar në gjetjet e tyre, studiuesit vlerësuan se dieta mesdhetare mund të vonojë fillimin e Alzheimerit me 1.5 deri në 3.5 vjet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME