Categories Lifestyle

Bie teoria që koha e kaluar para ekranit çrregullon gjumin

Ekranet janë shndërruar në një element shoqërues i përditshmërisë së fëmijëve, ndërsa trendet e rritjes së kohës të cilën fëmijët e kalojnë para ekraneve të pajisjeve elektronike, janë bërë një shqetësim i përhershëm i prindërve dhe krijuesve të politikave, thekson shtypi vendas.

Studimet e publikuara më parë thonin se 50 deri në 90 për qind të fëmijëve të moshës shkollore nuk mund të kenë gjumë të mjaftueshëm, duke hedhur fajin te përdorimi i teknologjive, megjithatë, gjetjet e reja të hulumtimit nga “Oxford Internet Institute”, i cili vepron në kuadër të Universitetit të Oxfordit, flasin se koha e kaluar para ekranit të pajisjeve dixhitale ka shumë pak efekt praktik mbi gjumin e fëmijëve.

Studimi në fjalë është zbatuar duke përdorur të dhëna nga sondazhi i vitit 2016, i bërë në Amerikë mbi shëndetin e fëmijëve, ku prindërit kanë shkruar për veten, fëmijët e tyre dhe familjen.

“Gjetjet flasin se marrëdhënia mes gjumit dhe ekranit të përdorur nga fëmijët është jashtëzakonisht modeste”, shkruan profesori Andrew Przybylski, autor i studimit të botuar në ”Journal of Pediatrics”.

“Çdo orë e kaluar para ekranit është lidhur me tri deri në tetë minuta më pak gjumë natën”, thotë ai.

“Për shembull, kur krahasoni gjumin mesatar të një të riu i cili nuk përdor teknologjitë ( 8 orë e 51 minuta) me gjumin e një adoleshenti i cili kalon tetë orë para ekranit (në 8 orë e 21 minuta), vëreni se dallimi është i parëndësishëm. Faktorët tjerë të njohur, siç janë fillimi i shkollës herët në mëngjes, kanë një efekt më të madh mbi gjumin e fëmijës”, thuhet në studimin e Universitetit të Oxfordit.

Ka disa që kanë shprehur shqetësimin për rolin që drita e kaltër e lëshuar nga pajisjet e tilla, çrregullon hormonin e gjumit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME