Categories Kuzhina, Lifestyle

Gurabije 5 lekshe

Si të gatuajmë Gurabije 5 lekëshe – Receta e gatimit

Perberesit: -400 gr gjalpe ose margarine ne temperature ambienti,
-9 ose 10 luge sheqer gjelle, -3 filxhane niseshte, -esence vaniljeje, -2 filxhane miell,
-1/2 filxhan sheqer pluhur. (filxhana kafeje dhe luge gjelle)

Pergatitja: Ne nje tas te bollshem, rrahim gjalpin apo margarinen e bute me sheqerin pluhur dhe sheqerin normal. Shtojme dale ngadale niseshtene dhe e trazojme akoma qe te behet homogjene. Hedhim brenda esencen e vaniljes e shtojme pak nga pak miellin derisa te krijohet nje brum i bute.Nuk duhet perdorur miell me teper se c’duhet, pasi na krijon veshtiresi ne dhenien e formes por edhe ne shije. E veme te forcohet ne frigorifer per te pakten 40 minuta.E marrim pjese pjese dhe duke e rrotulluar mbi tavoline, i japim forme bastuni me trashesi sa gishti i madh, dhe i presim ne diagonal, ( kini parasysh ato qe hanim me aq qejf dikur). Me ndihmen e pirunit, siper bejme viza ne menyre delikate. Pasi mbarojme gjithe brumin keshtu, i veme ne tave mbi leter furre dhe i pjekim ne furre te ngrohte ne 160° per rreth 25-30 minuta e megjithate, derisa nga poshte te kene marre pak ngjyre, por siper duhet te jene te bardha. Lerini te ftohen para se ti hiqni nga tava e sipas deshires, sperkatini me sheqer pluhur. Ps. filxhana kafeje dhe luge gjelle

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME