Categories Lifestyle

Kërkoni të humbni peshë, çokollata e zezë mund t’ju ndihmojë

Falë flavonoidëve, katekinës dhe ploifenolëve, çokollata e zezë konsiderohet si një produkt i shëndetshëm. Në fakt, konsumimi i saj lidhet më një numër të lartë përfitimesh shëndetësore, përfshirë këtu përmirësimin e funksioneve të zemrës, reduktimin e inflamacionit si dhe nxitjen e trurit.

Falë statusit që mban si një super ushqim, shumë njerëz mendojnë se çokollata e zezë ndihmon me rënien nga pesha. Në këtë artikull do ju paraqesim argumentet që vendosin në lidhje me këtë pyetje.

Shumë studime, sugjerojnë se çokollata e zezë ndihmon trupin të menaxhojë insulinën. Insulina është hormoni i cili i jep sinjal organizmit për të kaluar sheqerin nga enët e gjakut drejt qelizave që ta përdorin për energji. Një proces i tillë ndihmon me uljen e nivelit të insulinës në gjak dhe lidhet direkt me uljen e rezervave të dhjamit në trup, pra rënies nga pesha.

Konsumimi i çokollatës së zezë në sasitë e duhura ndihmon trupin që të luftojë nepsin e në të njëjtën kohë ju mban të ngopur më gjatë. Gjithçka lidhet me hormonin që stimulon urinë, grelin, i cili si pasojë e çokollatës së zezë reduktohet. Nga ana tjetër konsumimi i çokollatës bën të mundur që ju të qëndroni të ngopur më gjatë dhe të hani më pak kalori gjatë ditës. Dy faktorë të cilët lidhen direkt me shtimin në peshë.

Shumë të dhëna ndër vite kanë pohuar se çokollata e zezë ka një ndikim pozitiv tek shëndeti mendor dhe humori. Nëse ju jeni jeni të fortë nga ana e shëndetit mendor dhe humori juaj është i mirë, atëherë arrini të përballoni më lehtë stresin. Stresi është një nga faktorët kryesor të shtimit në peshë, pasi ndikon drejtpërdrejt tek konsumimi i tepruar i ushqimit, ngadalësimi i metabolizmit si dhe problemet me tretjen.

Të tre këto argumente mbështesin mendimin se çokollata e zezë ka një ndikim të fortë tek rënia nga pesha. Sigurisht nëse ajo konsumohet në sasi të duhura dhe trupi juaj të mirëmbahet edhe me një regjim të shëndetshëm ushqimor por edhe me aktivitet fizik./AgroWeb

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME