Categories Lajme

Sezoni turistik/ 90 mijë shtetas kanë hyrë në vend përmes portit të Durrësit gjatë muajit gusht

Shifrat e persona që kanë vizituar vendin tonë këtë verë, flasin për një sezon të suksesshëm turistik.

Mbi 90 mijë shtetas shqiptar e të huaj dhe 69 mijë automjete kanë hyrë në Shqipëri, nëpërmjet portit të Durrësit, gjatë muajit gusht. 52.919 shqiptarë, kryesisht emigrant janë rikthyer në atdhe, për të kaluar pushimet pranë të afërmve. Nga data 1 deri në 25 gusht kanë ardhur 37.759 shtetas të huaj.

Për të përballuar fluksin në hyrje të udhëtarëve dhe automjeteve tragetet që lidhin portet italiane të Barit dhe Ankonës me Durrësin kanë bërë lundrime të dyfishta.

38.854 shtetas shqiptar dhe 52.053 shtetas të huaj kanë dalë nga vendi, në të njëjtën periudhë të gushtit.
Hotelet dhe bizneset akomoduese në qytetin bregdetar të Durrësit kanë qenë plotësisht të rezervuara. Ky “boom” pushuesit nuk ishte përjetuar në 5 vitet në Durrës, duke tejkaluar ritmet e para pandemisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME