Categories Lajme

Mimi Kodheli drejt marrjes së mandatit

Najada Çomo hoqi dorë nga mandati i deputetit ditën e sotme, duke krijuar një vakancë në radhët e të zgjedhurve socialiste  në Kuvendin e Shqipërisë. Sipas Kodit Zgjedhor, Çomo, e cila mbante numrin dy në listën e socialistëve të 25 Prillit, do të zëvendësohet nga kandidatja grua pasuese në listë me numrin më të madh të votave.

Kandidatja e cila vjen e para në listën e socialistëve dhe që ka mbledhur më shumë vota është ish-ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli. Në një prononcim Mimi Kodheli me një përgjigje diplomatike dhe jo të drejtëpërdrejtë la të kuptonte se do ta merrte mandatin e deputetit.

“Sipas kodit zgjedhor më takon mua”, u shpreh Kodheli. Duket se posti i zëvendëspresidentes së Asamblesë Parlamentare të NATO-s, nuk do ta pengojë angazhimin e Mimi Kodhelit për përfaqësimin e qytetarëve të Tiranës në Kuvend. Teksa nuk kemi ende një përgjigje të qartë, nën ethe qëndron socialistja tjetër në listë, Dallëndyshe Bici, e cila shkon në parlament vetëm nëse Mimi Kodheli refuzon mandatin e deputetit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME