Categories Lifestyle

Njerëzit që nuk arrijnë në orar janë më të suksesshëm

Sa herë ju ka ndodhur të prisni dikë me minuta që zgjasin sa orë të tëra, ndonëse orarin e takimit e kishit përcaktuar më parë? Apo jeni vetë ata të cilët vonohen pafund?

Sido që të jetë, duhet të dini diçka: kur personi vonohet në takim, këtë nuk e bën për t’ju ofenduar. Thjesht, ka disa faktorë që ndikojnë në sjelljen e tyre. Vetëm duhet të dini se kjo kategori njerëzish janë për t’u parë me zili. Arsyeja? Sipas studimeve, ky grupim kanë prirjen për të qenë të suksesshëm, pasi gëzojnë disa karakterstika në veçanti.

Janë më krijues

Karakterizohen nga një nivel i lartë imagjinate. Nuk kanë frikë të thyejnë rregullat apo të dalin jashtë kornizave. Shohin tablonë e plotë dhe nuk mbeten tek detajet e panevojshme. Me pak fjalë, janë lider të lindur.

Janë më optimistë

Detaj kyç ky në rrugën drejt suksesit. Dorëzimin nuk e çojnë aspak ndërmend, çka i ndihmon në vazhdimin e rrugëtimit. Problemet për këta njerëz janë thjesht pengesa që do të kalohen.

Bëjnë shumë punë në të njejtën kohë

Nëse miku juaj po vonohet, dijeni se kjo nuk ka lidhje me dembelizmin. Ata thjesht mund të jenë duke u marrë me disa punë në të njejtën kohë. Kjo karakteristikë i ndihmon të shkëlqejnë në punën e tyre, edhe pse në jetën private kjo sjellje mund të mërzisë pak miqtë që e presin për t’u takuar.

Janë më të relaksuar

Niveli i ankthit tek këta persona është aq i ulët, saqë vështirë të mendosh se ekziston. Kjo i bën ata t’i bëjnë ballë stresit, çka çon në gjetjen e zgjidhjeve për probleme të ndryshme, si dhe në një punë më prodhuese e me kualitet më të lartë. Mund të vonohen, por do të bëjnë më pak gabime.

Janë perfeksionistë

Studimet tregojnë se tendenca për të bërë gjithçka mirë ju vonon shumë, por nga ana tjetër rrit nivelin tuaj të punës nga ana cilësore. Nuk preferoni që punët të mbeten në gjysmë të rrugës, prandaj kujdeseni t’i përfundoni deri në detajin më të vogël. Jo më kot kjo kategori njerëzish përftojnë gjithmonë rritje në detyrë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME