Categories Politike

Mbretëresha Elizabeth nënshkruan ligjin, përfundimisht Britania largohet nga BE’ja

Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabetha e Dytë, e ka nënshkruar projektligjin e Parlamentit britanik për dalje nga Bashkimi Europian.

Afati për dalje i caktuar nga BE’ja, pas shumë vonesave, është data 31 janar dhe tani nuk ka më vonesa. Ligji është i përgatitur nga kryeministri Boris Johnson, i cili fitoi me një shumicë të madhe zgjedhjet e dhjetorit. Kjo edhe për shkak të qëndrimit të tij të qartë për temën e Brexitit.

Britania e Madhe do të braktisë Bashkimi Europian me datën 31 janar, në ora 23:00. Pas kësaj do të filloj periudha kalimtare, në të cilën Brukseli dhe Londra do të dakordohen për shumë çështje me rëndësi për të ardhmen. Nënkryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Nigel Evans, i ka njoftuar deputetët për aktin e Mbretëreshës. Britania e Madhe do të bëhet vendi i parë që largohet nga Unioni prej fillimit të saj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME