Categories Lifestyle

Përse rëndon koka kur nuk pini kafe në mëngjes

Është zakoni i secilit prej nesh sapo ngrihemi në mëngjes. Mund të shmangim me siguri vaktin e mëngjesit, por kurrsesi kafen. Pothuajse të gjithë ata që konsumojnë kafe rregullisht janë të varur prej saj. Sigurisht, ajo është e shijshme. Në mëngjes, ajo është zgjimi i vërtetë pavarësisht sa herët mund të jesh ngritur nga shtrati.

Megjithatë, të gjithë ata që nuk pinë kafen e tyre rregullisht e dinë se pësojnë disa efekte të pakëndshme anësore gjatë ditës siç është specifikisht dhim bja e kokës.

Zakonisht, ky fenomen është më i shpeshtë te femrat, por përgjithësisht i prek të gjithë. Studimet shkencore tregojnë se ka një lidhje mes natyrës së varësisë që shkakton kafja dhe dhimbjes së kokës në momentin kur organizmi nuk merr “dozën” ditore të saj, siç është mësuar rregullisht.

Në momentin kur ju nisni të konsumoni kafen rregullisht, lehtësisht ju bëheni të varur prej saj. Dhe nëse një ditë për arsye të ndryshme nuk arrini ta pini në kohë siç e konsumoni rregullisht sigurisht do ndiheni sikur nuk po funksiononi rregullisht.

Varësia dhe si ndikon kafja në organizëm

Nëse kafja ju bën të ndiheni më mirë, ju rrit përqëndrimin ka një shpjegim sa shkencor aq edhe mjekësor mbi efektet e njërës prej pijeve më të konsumuara në botë.

Por çfarë ndodh vërtetë kur ne konsumojmë kafe rregullisht? Kafeina përcillet direkt receptorët e trurit duke vepruar kundër një neurotransmetuesi i quajtur adenozinë. Kjo lloj lënde, pra adenozina ndikon që përgjithësisht ju të jeni të qetë.

Si rezultat, kur kafeina shkon në receptorët e trurit, ky i fundit nis të veprojë duke prodhuar edhe më shumë lëndën e adenozinës ndërsa lufton efektet stimuluese të kafeinës. Pra, nëse për ndonjë arsye filloni të zvogëloni sasinë e kafeinës që normalisht merrni përditë trupi juaj do të prodhojë më shumë adenozinë, e për rrjedhojë ju do të ndiheni më të përgjumur dhe do të keni dhimbje koke.

Konkretisht, kafeina vepron si antagonist i receptorit të adenozinës. Aktiviteti i sistemit nervor ngadalësohet kur adenozina lidhet me receptorët e saj, duke shkaktuar përgjumje. Kafeina e pengon këtë lidhshmëri.

Pra, sa më shumë kafeinë të merrni aq më shumë adneozinë truri do të prodhojë, dhe në momentin kur ju nuk do ta merrni dozën ditore të kafeinës, sasia e adenozinës së prodhuar do t’ju përgjumë duke ju shkaktuar dhim bje koke përgjatë gjithë ditës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME