Categories Lifestyle

Regjimi ushqimor më i shëndetshëm në botë

Regjimi ushqimor mesdhetar rizgjidhet sërish si më i shëndetshmi në botë edhe për vitin 2020, duke lënë pas 34 alternativa të tjera. Që prej vitit 2010 kur u përzgjodh për të hyrë në listën e trashëgimive UNESCO, ai vijon të fitojë gjithnjë më pikët më të larta në shkallën e renditjes, mbi efektet pozitive që ka në shëndetin e njeriut, ndër të cilat, humbje dhe kontroll i peshës, shëndeti i zemrës dhe sistemit nervor, parandalim i tumoreve dhe të sëmundjeve kronike, parandalim e kontroll të diabetit.

Në renditjen e këtij vitit, ai ndiqet nga regjimi i ashtuquajtur Dash kundër hipertensionit dhe në vend të tretë Flexariana, një mënyrë fleksibël e të ushqyerit. Këto ndiqen nga regjimi Mind, që parandalon dhe redukton problemet psikologjike dhe në vend të pestë regjimi Hipokalorik.

Regjimi ushqimor mesdhetar bazohet kryesisht në porcione të vogla buke, makarona, perime, fruta, mish, vaj ekstra i virgjër ulliri dhe një gotë verë e kuqe që konsumohet gjatë vakteve.

Regjimi mesdhetar mori jehonë botërore fillimisht prej shkencëtarit amerikan Ancel Keys, i cili qe i pari që evidentoi përfitimet, pas një studimi dhe jetese në Itali prej 40 vitesh. Klan Plus

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME