Categories Lajme

75 anëtarët e bandës më të rrezikshme “avullojnë” nga qelitë pa asnjë gjurmë

Një nga bandat më të rrezikshme në Paraguai është arratisur nga burgu në mënyrë spektakolare. 75 anëtarët janë arratisur nga burgu në orët e para të mëngjesit, pjesa më e madhe e tyre janë brazilianë.

Policët e burgut “Pedro Juan Caballero” konfirmojnë se pjesa më e madhe e tyre ishin pjesë e bandës “PCC”-“Komanda e Parë e Kryeqytetit”.

Ministri i Brendshëm Euklid Acevedo i ka përshkruar ata si “jashtëzakonisht të rrezikshëm”. Sipas tij, me shumë gjasa pjesa më e madhe e tyre tashmë ka kaluar kufirin për në Brazil. Kjo është banda më e sofistifikuar e krimit të organizuar në Brazil ka pohuar ministri.

Sipas të dhënave, banda kishte arritur të gërmonte një tunel nëntokësor pa u vënë re gjatë muajve të kaluar. Asnjë prej rojeve apo të burgosurve të tjerë nuk kuptuar gjë. Tregues për besnikërinë e tyre ndaj njëri-tjetrit.Mëngjesin e sotëm, gardianët janë habitur kur gjetën të gjitha qelitë e tyre të boshatisura. Ata thjesht kishin “avulluar”, shkruan CNN, transmeton Tirana Today.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME