Mediat rozë shkruajtën se ajo dhe bashkëshorti i saj Besnik Krapi do bëheshin prindër për herë të parë.
Por sa i vërtetë është lajmi?
E ftuar në emisionin “Wake Up”, aktorja u pyet se si po i shkon shtatzënia dhe sesa muajshe ishte.
Por Jonida ju përgjigj me pyetje duke thënë: “Çfarë shtatzënie? (QESH)”, duke nënkuptuar se po e mëson aty këtë lajm.
Aktorja mohoi faktin se po pret një fëmijë duke thënë se kur kjo gjë të ndodhë do e bëjë vetë publike.
“Pse kanë shkruajtur portalet? Unë kur të kem diçka për të thënë do të dal dhe do ta them vetë,”- u shpreh ajo.
