Categories Lifestyle

Shpesh e lini celularin te koka kur flini, nuk duhet ta bëni më!

Shumica prej jush ndoshta e kanë për zakon që para se të flini shihni telefonin celular, dhe më pas e vendosni atë pranë kokës. Po t’i referohemi shifrave, janë në masë njerëzit që e bëjnë diçka të tillë. Sjellim në vëmendje një raport të Bankës së Amerikës, që në 2015 rezultonte se 71% e njerëzve flenë me ose afër telefonave të tyre.

Por çfarë thonë ekspertët për dëmet që mund të sjellë prania e telefoni pranë kokës. Në nëntor të vitit 2018, Programi Kombëtar i Toksikologjisë, nga qeveria amerikane, përfundoi një studim 10-vjeçar, mbi efektet shëndetësore të ekspozimit ndaj rrezatimit celular. Eksperimenti u bë me minjtë duke i ekspozuar ata në nivele të ndryshme të rrezatimit të radiofrekuencës, për gjatësi të ndryshme kohore dhe më pas ata panë se çfarë do të ndodhte.

“Studimet tona treguan se prania e rrezatimit në pajisjet e telekomunikacionit, mund të prodhojë efekte të pafavorshme biologjike”, thotë John Bucher, një prej autorëve të studimit dhe një shkencëtar i vjetër në  Institutin Kombëtar të Shëndetit.

Sidoqoftë, Bucher thotë se mund të ketë ndonjë rrezik “të ulët” kur një telefon mbahet pranë kokës ose trupit. Ai thotë se këto rreziqe mund të rriten me “përdorimin e zgjatur dhe të vazhdueshëm”. “Unë mendoj se ka prova bindëse që ekspozimi i rrezatimit elektromagnetik është me të vërtetë i dëmshëm”, thotë Joel Moskoëitz, drejtor i Qendrës për Shëndetin e Familjes dhe Komunitetit në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley. Kështu që mirë është ta largoni telefonin gjatë gjumit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME