Categories Lifestyle

Ushqimet fatsjellëse që s’duhet të mungojnë në tryezën e Vitit të Ri

Nëse doni begati dhe fat për Vitin e Ri, duhet ta nisni nga tavolina. Në fakt, disa ushqime cilësohen si ogur i mirë dhe për këtë arsye duhet t’i konsumoni natën e ndërrimit të viteve. Këto janë disa nga ushqimet që konsiderohen fatsjellëse, sipas Agroweb.

Rrushi

Spanjollët konsumojnë 12 kokrra rrush para mesnatës – një kokërr rrush për çdo muaj. Një traditë që daton nga viti 1909, kur vreshtarët e zonës Alicante ne Spanjë e nisën këtë praktikë pas një viti të bollshëm me rrush. Çdo kokërr rrushi përfaqëson një muaj, kështu për shembull nëse kokrra e tretë  rastis e thartë, Marsi mund të jetë një muaj i vështirë.

Jeshillëqe për rritjen e financave

Shumë vende kanë traditë të konsumojnë natën e ndërrimit të viteve jeshillëqe. Arsyeja është se gjethet e tyre jeshile duken si para, ndaj dhe simbolizon prosperitetin ekonomik. Sipas Agroëeb, besohet se sa më shumë jeshillqe të konsumohen aq më i madh do të jetë fati që do ta shoqërojë personin në Vitin e Ri.

Bishtajore

Gjithashtu dhe bishtajoret janë një simbol i parasë. Kokrrat e tyre ngjasojnë disi me monedhat dhe kur gatuhen fryhen, duke nënkuptuar rritjen financiare.

Mish derri

Ky zakon bazohet tek besimi se derri simbolizon progres. Kuba, Spanja, Portugalia, Hungaria dhe Austria konsumojnë mish derri për Vit të Ri. Gjithashtu, derri konsumohet në Itali dhe në SHBA, ku vlerësohet si ushqimi i mirëqenies.

Peshku

Besohet se merluci ka qenë mjaft popullot që në Mesjetë. Madje, shumë vende e krahasojnë me gjelin e detit të Krishtlindjeve. Kjo për shkak se kur frigoriferi dhe trasporti nuk ekzistonin, merluci rezervohej dhe transportohej deri në Mesdhe apo më larg në Afrikën Veriore dhe Karaibe.

Ëmbëlsirat

Ëmbëlsirat janë tipike për festat e fundvitit nëpër botë. Në shumë vende është traditë që të fshihet një monedhë apo një shënim në to.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME