Categories Lajme

Ligj i ri për kontrollin e ndërtimeve

Qeveria ka nisur punën për hartimin e një ligji të ri, i cili për herë të parë do të vendosë përgjegjësitë që kanë të gjithë hallkat që projektojnë, miratojnë dhe zbatojnë ndërtimin e një objekti. Burime për televizionin Klan bëjnë me dije, se me nismën është duke u marrë drejtpërdrejt zyra e Kryeministrit, dhe pritet që drafti të hyjë në fuqi brenda gjysmës së parë të këtij viti. Ligji për “Kontrollin dhe dispilinimin e ndërtimit”, do të ndajë detyrat dhe përgjegjësitë që ka ndërtuesi, mbikëqyrësi, personi që bën kolaudimin dhe bashkia, për të evidentuar saktë përgjegjësinë penale në rastet kur godina ka shembje apo dëmtime të tjera, të cilat vijnë si pasoja të mungesës së respektimit të ligjit.

Kritere të forta po hartohen edhe për kompanitë që do të vazhdojnë të operojnë në fushën e ndërtimit, duke i detyruar ato që të respektojnë praktika dhe standarde inxhinierike bashkëkohore. Nisma për hartimin dhe miratimin e një ligji të tillë, po vjen si pasojë e dëmeve që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit, i cili i morri jetën 51 personave dhe ndërsa shkatërroi qindra pallate e mijëra banesa, duke lënë 12 mijë njerëz të pastrehë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME