Categories Politike

Ligjet rrëzojnë një tjetër dekret të Metës, Fino: Presidenti e di si veprohet, duket sikur e ka personale me mua

Komisioni i Ligjeve ka rrëzuar dekretin e Presidentit Ilir Meta për kthimin e ligjit të pushtetit vendor. Gjatë mbledhjes së komisionit të Ligjeve, deputeti i PS-së, Bashkim Fino, tha se nga mënyra se si ky relacion është ndërtuar, duket është kundër tij, që është njëkohësisht edhe relator.

“Më vjen keq se në të gjithë relacionin po vërej me keqardhje se i gjithë relacioni është drejtuar kundër relatorit. Mesa duket presidenti e paska personale. Nëse ju e keni personale më thoni që kam relator kushtetues. Presidenti i nderuar ka qenë 4 vjet kryetar kuvendi dhe i di shumë mirë procedurat/. Në komision ka një relato. Edhe komisioni dhe relatori bëjnë ndryshimet e nevojshme. Këtë praktikë e ka ndjekur Meta, po e ndjek dhe unë. unë jam relator kushtetues”, tha Fino.

Presidenti ktheu ligjin ‘Për vetëqeverisjen vendore’, kryesisht nenet që kanë të bëjnë me tjetërsimin e pronës më 16 korrik. Në argumentin e tij, Meta tha se ndryshimet ligjore në nenin 54-55 të ligjit nr. 139/2015 janë të pajustifikuara pasi mënyra e re që propozohet për kuorumin e nevojshëm në vendimmarrjet e Këshillave Bashkiake nuk garanton mbrojtjen e interesit publik në procedurat e tjetërsimit të aseteve publike në pronësi të pushtetit vendor.

Lajm në përditësim

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME