Categories Politike

Raporti i OSBE/ODHIR, Cakaj: Zgjedhjet legjitime, opozita u mundua të tjetërsonte qëndrimet

Dy ditë pas publikimit të raportit të OSBE/ODHIR, për zgjedhjet e 30 qershorit, ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj ka dalë në një konferencë për mediat duke thënë se Raporti ka konfirmuar se zgjedhjet lokale në Shqipëri ishte i rregullt dhe legjitim pavarësisht se kishte disa vërejtje

Ndër të tjera në reagimin e tij, Cakaj ka thënë se procesi ishte i rregullt në më shumë se 95%  të vendit ndërsa pjesa tjetër ishte negative për shkak të përgatitjes të strukturave përkatëse në bashki të ndryshme. Cakaj theksoi se raporti bëri me dije se raporti i OSBE/ODHIR vinte në dukje dhunën e opozitës ndaj institucioneve dhe rrëmujës që tentoi të bënte para zgjedhjeve ndërsa e krahasonte me vandalizëm.

Sipas Cakajt PD dhe LSI, këto ditë janë angazhuar për të ndryshuar kuptim dhe raportin e OSBE/ ODHIR , me tendencë që të nxjerrin zgjedhjet e 30 qershorit si jo legjitime. Më pas ka shtuar se opozita nuk mund të ankohet për probleme që vetë i ka krijuar, duke iu referuar djegies së mandateve dhe bojkotimit të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. Ndërsa për sa i përket zhdekretimit të Metës, Cakaj ka deklaruar se ai ishte jo legjitim.

“Në këtë kuptim më 30 qershor Shqipëria ka patur shumë më shumë se zgjedhje vendore pasi është përballur me sfidën e ruajtjes së rendit. Një ditë pas zgjedhjeve ka qenë detyrë e jona. Është absurde te thuash se un nuk marr pjesë në zgjedhje dhe ato nuk quhet. Jemi përballur me dhunës sistematike të opozitës, dhe ketë e konstaton raporti i ODHIR. Po ashtu kemi patur një dëmtim për hapjen e negociatave. ODHIR e quajti dhunën e opozitës Vandaliste. Procei ka qenë i rregull demokratik dhe i njohur ndërkombëtarisht. Kemi edhe një urdhërues se si mund të rritet cilësia e organzimit të zgjedhjeve në veçanti. Është diskutuar mbi përmbajtjen e raportit. Ka ekzistuar një përpjekje për të thënë të kundërtën e raportit. PD dhe LSI kanë qenë të angazhuar të keqinformim të ndërkombëtarëve për çështjete e brendshme por edhe vendasit. Por përpjekja e tyre ishte e kotë për të tjetërsuar një raport të till të ODHIR. Duhet theksuar se natyrisht në procesin zgjedhor ka patur probleme, por jo jashtë shkaktarve të tyre. Pasi faktori është esencial në shpjegimin e procesit zgjedhor. Ne kemi bashkëpunuar shumë me ODHIR për të zbërthyer dhe përgjigjur gjithë atë. Raporti sqaron se në Shqipëri më 30 qershor zgjedhjet janë bërë pa interesa të mjaftueshme të elektoratit apo grupacioneve e kandidatëve. Kjo vjen për shkak të bojkotimit të zgjedhjeve por jo se nuk kanë qenë zgjedhje legjitime. Patëm një proces demokratik por qeveria nuk merr dot përgjegjësi për garantimin e marrjes pjesë të opozitës në zgjedhje. Por klima gjatë fushatës ka qenë e polarizuar dhe sipas tyre nuk ka patur vëmendje të veçantë. Por kjo u takon përgjegjësi atyre që bojkotuan. Opozita ka ushtruar presion madhor në elektoratin dhe bashkitë e udhëhequra nga ata. Kjo është ndikuar negativisht për një sjellje te caktuar politike. Askund në raport nuk thuhet se zgjedhjet kanë qenë jo legjitime. Thuhet se zgjedhjet janë zhvilluar edhe në probleme të mëdha por nuk thuhet e janë shkaktuar nga qeveria. Kjo vjen si mungesë të GJykatës Kushtetuese dhe vendimi i opozitës për të bojkotuar zgjedhjet di dhe zhdekretimi i zgjedhjeve jo kushtetues i Presidentit Raporti konstaton se situata ishte karakterizuar në disa dilema. Odhir thot se të gjitha kushtet juridike kanë vepruar sipas rregullit.
Problem tjtr është KQZ se përkundër punës nuk ka patur një ekuilibër politik por kjo vjen për shkak të bojkotit të opozitës. Nuk mund të dëligjitimohet zgjedhja. Është koha për reflektim për të marrë përgjegjësit. Nuk mund të jesh shkaktar i problemit dhe të ankohesh. Raporti bëhet konkret ne pikën që u përdor administrata për të mos votuar. Qeveria ka marrë vlerësim pozitiv për procesin zgjedhor. ” 
ka thënë ndër të tjera Cakaj.
Lajmi në përditësim….

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME