E premte, 12 Qershor 2026
Categories Lajme

Ligji limonadë? Murrizi ironi me…

Deputeti Myslim Murrizi u shpreh skeptik për paketën antishpifje.  Nuk kurseu ironinë në fjalën e tij kur iu kundërpërgjigj kryeministrit Edi Rama I cili deklaroi se ligji ishte limonadë në krahasim me ligjin gjerman. “Shyqyr që iu ktheve rrugës së zotit o I uruari I perëndisë. Ishalla e ka seriozisht. Shenjat i ka dhënë se shkon në familjet e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti me një ferexhe tip qyrku. Nuk e di kë ka kopjuar, mbase Daila Lamen, megjithatë ky është përmirësim I dukshëm E tha e kemi bërë limonadë. Pse? Mirë do ishte të ishte raki rrushi 22 gradë. Cfarë ju gjeti që e hodhuat?! Kam bërë ligj për Peçe e Mark e Zhejin. Unë kujtova se ka bërë ligj për Zukenbergun. Një nga këto Peligj për Zukenbergun. Një nga këto Peçe, Mark Zheji e keni tek AMA. Po pse amendament për Peçe Vasilin qenka ky amendament.

Ne paskemi ngelur prapa? Ne kemi qenë gjithmonë të parët?!

Për ligjin e Pece Mark Zhejit kemi ngelur prapa?! Ta kishit sjellë më përpara. Unë në këtë ligj nuk shoh që mund të verifikohen donatorët, financuesit. E keni bërë limonadë. Një portal me 3 gazetarë do 5 mijë euro në muaj, po kush ia jep këto?!

Ku janë këto media të pavarura?!

Ka Shqipëria media të pavarura?! Janë të varura prej fyti e këmbësh, aq shumë sa ka vite që ju kanë dalë sytë sa një kokërr grushti nga e varura. Si mund të jetë një media e pavarur kur pronari i medias bën biznes gjithë ditën. I lëpihet kryeministrit dhe maxhorancës së radhës. Nuk bëjmë ligj për median e shkruar.   Në gazetë shaj këtë të duash ama po të shash në ekranet që i kemi kapur për fyti, ne të cojmë në gjyq. E shoh më shumë se limonadë. Nuk I ka kap ligji prej fyti por tenderat. Më gjeni një media të pavarur se i dal unë AMA e do të kushtëzojë mandatin tim nëse gjobitet kjo media. Portalet janë të pavarura?! Jo or jo, janë të varura. Sa del një biznes i ri, lëvizje e re, del një portal.  Nëse e ka Gjermania ta bëjmë dhe ne si ajo, pse ta bëjmë limonadë. Sepse ligji limonadë del limonadë e thartuar dhe do i zërë barku gjithë ata që konsumojnë nga ky lloj ligji.

Do të shtohen hamamet. Do i zërë barku. Nëse duhet ligj i fortë të bëhet. Pse u trembët?! Nuk shoh asnjë shkak real në limonatllikun e këtij ligji. Do të isha dakord nëse vini në dispozicion ligjin gjerman. Mos na bëni ligj enkas shqiptarë. Boll me kinerëzira, duke shpikur rrotën ne. Nëse ka denigrim më të madh ka pasur këtu në foltore.   Këtu ka qenë vendi foltorja më e ndytë. Këtu kanë pasur Protalet janë vrimë e fundit e kavallit. Motori I gjeneratorit është këtu ata marrin frymë nga kjo sallë. Për të frenuar shpifjen ofendimin të frenojmë fjalët në këtë foltore, të frenojnë njëri tjetrin e pastaj tu drejtohemi atyre.” /Ora News.tv/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME

Zbuloni më tepër nga Vlora News

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin