Categories Lajme

Lindi në avion, 20-vjeçarja vendos ta braktisë foshnjën në tualet

Një ngjarje e rëndë dhe aspak e zakonshme ka ndodhur në një avion. Bëhet me dije nga mediat e huaja se  një 20-vjeçare nga Madagaskari ka braktisur djalin e saj të porsalindur në koshin e mbeturinave të tualetit të një avioni. Foshnja u gjet nga stafi i aeroportit në Mauritius, ndërsa 20-vjeçarja u arrestua nga policia, raporton BBC.

Avioni i Air Mauritius, i cili mbërriti nga Madagaskari, u ul në Aeroportin Ndërkombëtar Sir Seeëoosagur Ramgoolam më 1 janar. Kanë qenë oficerët e aeroportit  të cilat kanë evidentuar foshnjën, kur kontrolluan avionin për një kontroll rutinë doganor. Ata vunë re se kishte një letër higjienike të lyer me gjak dhe e çuan foshnjën në një spital publik për trajtim. Policia e aeroportit mori në pyetje edhe pasagjerët.

Gruaja e dyshuar si nëna e fëmijës, e cila fillimisht mohoi se djali ishte i saj, iu nënshtrua një ekzaminimi mjekësor që konfirmoi se ajo sapo kishte lindur. Ajo u vendos nën vëzhgimin e policisë në spital. Si ajo ashtu edhe foshnja thuhet se janë mirë. Gruaja e cila sapo kishte siguruar një leje pune 2-vjeçare pritet të merret në pyetje sapo të dalë nga spitali dhe do të akuzohet për braktisjen e të porsalindurve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME