Categories Lajme

Liqeni i Zi në Gramsh/Kurim dhe freski në këtë destinacion turistik

Me një liqen të fshehur akullnajor, qyteti i Gramshit rezervon një nga vendet më tërheqëse për natyrën dhe kurimin e shëndetit. Në lartësinë 1634 metra mbi nivelin e detit dhe rrethuar nga peizazhe malore, Liqeni i Zi është një nga vendet natyrore më të vizituara përreth qytetit të Gramshit. Përmes bukurisë natyrore, joshja e këtij liqeni i dedikohet dhe faktit që ujërat kanë veti kurative. Kryetari i bashkisë së Gramshit, Klodian Tace ka ftuar eksploruesit e natyrës por jo vetëm që të vizitojnë këtë destinacion të ri turistik.

“Jemi shumë afër sezonit të Ujit të Ftohtë.Me mundësit dhe mjetet tona po bëjmë të mundur aksesimin e këtij destinacioni turistik. Liqeni i Zi ndodhet në Njësin Administrative Lenie ,1634 m lartesi mbi nivelin detarë! Liqeni i Zi apo Uji i Ftohtë në Shënepremte, Gramsh është një liqen me ujë kurativ, ku mjekohen shume njerëz nga gjithë Shqipëria, nëpërmjet banjave me ujë të ftohtë. Liqeni dhe natyra e bukur krijojnë një destinacion të mrekullueshëm për një fundjavë në malet e bukura të Lenies’, thotë Tace. Mushkëritë tuaja do mbushen me ajër të pastër sapo të arrini në destinacion ndërsa nuancat e gjelbërta dhe blusë të natyrës përreth duket sikur të freskojnë ndjesitë. Ngjyra blu e errët që krijohet nga ujërat akullnajore të Liqenit të Zi është veçanërisht mbresëlënëse. Vetitë kurative të liqenit vijnë si rrjedhojë e mineraleve të shumta përbërës të liqenit.

Përgjatë viteve, shumë vizitorë kanë ardhur këtu për të shëruar reumatizmin, apo sëmundje të tjera që shkaktojnë dhimbje trupore, duke bërë zhytje të rregullta në liqen. Intervali i rekomanduar për të qëndruar në ujë, është 15 minuta, dy herë në ditë. Muaji më i mirë është ai ku jemi aktualisht, pra ai i gushtit. Uji i temperaturës shkon nga 2.5 në 3 gradë Celsius.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME