Categories Lajme

Lirimi i 2 pengjeve nga Hamasi, reagon Biden: S’do ndalemi derisa t’i lirojmë të gjithë

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka reaguar për lirimin e dy pengjeve amerikane mbrëmjen e sotme nga Hamasi.

Në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, ai tha: “Bashkëqytetarët tanë kanë duruar një provë të tmerrshme këto 14 ditët e fundit dhe jam shumë i lumtur që ata së shpejti do të ribashkohen me familjen e tyre, e cila është përfshirë nga frika”.

Biden tha se ata do të kenë “mbështetjen e plotë” të qeverisë amerikane ndërsa të shërohen plotësisht. Biden falënderoi gjithashtu qeverinë e Katarit për angazhimin e tyre në punën për lirimin e pengjeve dhe u zotua të vazhdojë përpjekjet për të siguruar lirimin e atyre që janë ende të mbajtur.

Siç u thashë atyre familjeve të pengjeve kur fola me ta javën e kaluar, ne nuk do të ndalemi derisa të marrim të afërmit e tyre në shtëpi’”, tha Biden, raporton SkyNews.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit tha të premten se lirimi i pengjeve amerikane vjen pas shumë ditësh komunikimi të vazhdueshëm me të gjitha palët. Majed al Ansari tha gjithashtu se shpresonte se dialogu do të çonte në lirimin e të gjithë pengjeve civile nga çdo kombësi.

Nënë e bijë Judith dhe Natalie Raanan u liruan mbrëmjen e sotme nga Hamasi, pasi ishin marrë peng nga militantët më 7 tetor. Këto të fundit thanë se pengjet u lanë të lira për “arsye humanitare”, sepse nëna ishte në gjendje të rënduar shzëndetësore. Sipas familjes së tyre, Raanans janë nga zona e Çikagos dhe kishin vizituar të afërmit në kibbutz të Nahal Oz në jug të Izraelit kur u sulmua nga Hamasi.

Ata u dorëzuan në kufi dhe aktualisht janë në rrugën e tyre për në një bazë ushtarake izraelite për t’u ribashkuar me familjen, sipas një deklarate nga zyra e kryeministrit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME