Categories Lajme

Lirohet Geldo Hoti, i dyshuar për ngjarjen në ish-Bllok

Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë duke vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Geldo Hotin, një tjetër i arrestuar si i dyshuar për vrasjen në ish-Bllok, ndodhur më 4 Tetor.

Më 8 Tetor, Gjykata e Tiranës kishte vendosur ndaj tij masën e sigurisë arrest në burg me afat 45 ditor, kohë gjatë së cilës hetuesit do të duhet të siguronin prova të mjaftueshme për të provuar nëse kishte qëlluar me armë në lokal. Geldo Hoti u arrestua në doganën e Kakavijes duke udhëtuar drejt Greqisë.

Ai u akuzua fillimisht për vrasje në rrethana cilësuese ndaj dy ose më shumë personave dhe armëmbajtje pa leje. 37-vjeçari kishte mohuar vazhdimisht që të kishte qëlluar me armë. Hoti pranoi se ishte i pranishëm në lokal, por kur dëgjoi krismat e para, tha se ishte shtrirë në tokë dhe nuk kishte parë çfarë kishte ndodhur.

Gjatë ditës së sotme, Gjykata e Tiranës dha detyrim paraqitje edhe për Ajaks Boshnjakun, ndaj të cilit ishte vendosur masë sigurie arrest në burg në munges. Boshnjaku u vetëdorëzua në Policinë e Tiranës më 25 Nëntor dhe mohoi që të ishte i përfshirë në ngjarje. Pas shqyrtimit të fakteve, organi i akuzës e la të lirë.

Ndërkohë, për vrasjen e Fabjol Gaxhës dhe plagosjen e Ervin Martinajt e Eljo Hatos më 4 Tetor në një lokal në ish-Bllok, vijojnë të jenë në kërkim komandoja Merviol Bilo dhe Ervin Mata.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME