Categories Lajme

Llahtari në Tiranë/ Manjaku ndiqte vajzat e masturbohej tek dera e shtëpisë së tyre, ato e filmojnë nga syri magjik

Një ngjarje e pazakontë dhe në kufijtë e llahtarisë ka ndodhur në Tiranë, ku një manjak seksual i fiksuar pas katër vajzave që qëndronin me qira, i përndiqte dhe masturbohej përballë derës së amartamentit të tyre në Tiranë. Ngjarja e tmershme ishte kthyer në një ritual për Ervis Sallakun, i cili në mënyrë të vazhdueshme ndiqte vajzat dhe pasi shkonte në sheshpushimin e shkallëve të pallatit 7 katësh, ku ato qëndronin, hiqte pantallonat e niste masturbohej, ngjitur me derën e apartamentit të tyre.

Sjellja e pahijshme e këtij personi, kishte lemeritur dhe banorët e pallatit ku qëndronin me qira vajzat, por akush nuk kishte marë guximin ta denonconte në polici. Të trembura dhe llahtarisura nga ky ritual i pazakontë i manjakut Ervis Sallaku, njëra nga vajzat ka vendosur ta filmojë me telefon nga syri magjik i derës, video kjo tashmë e administruar në dosjen e prokurorisë së Tiranës. “Shqiptarja.com” mëson se autori i këtij krimi, është arrestuar nga forcat e policisë të komisariatit nr.2 në Tiranë, menjëherë pas denoncimit të dy vajzave me inicialet E. H. dhe S.P.Ndërkohë çështjen penale e administroi prokurori Gjergji Tako, i cili në gjykatë kërkoi dënimin e Ervis Sallakut me 4.5 vite burgim për akuzën e “Ngacmimit seksual”. Por në fund të gjykimit, Sallaku u shpall fajtor nga gjykata dhe u dënua me 3 vite burgim, por duke pasur parasysh gjykimin e shkurtuar ky dënim u zbrit me 1 vit dhe përfundimisht, manjaku seksual u dënua me 2 vite burgim.

Në materialin hetimor që ka siguruar “Shqiptarja.com” thuhet se në datën 21 shkurt 2019,rreth orës 20:20 E.H dhe S.P janë paraqitur në Komisariatin e Policisë Nr. 2 Tiranë për të depozituar kallëzim penal ndaj Ervis Sallaku. Në këtë kallëzim ato shprehen se: “…është bërë një problem për mua dhe shoqet e mia që jetojmë në një shtëpi po ashtu dhe për banorët e pallatit. Ky person ka kohë që na ndjek dhe po ashtu dhe na vjen dhe te pallati ku sa hyn lart te shkallët e shesh-pushimit të katit të shtatë aty ku kemi hyrjen, ai heq pantallonat dhe fillon të masturbohet. Për këtë i kemi bërë dhe video ku e kam filmuar nga syri i derës së apartamentit. Dua të them se sa herë që ne dalim nga shtëpia apo kthehemi për në shtëpi ai vjen dhe na ndjek nga pas. Nuk na thotë ndonjë gjë, por bën veprime të turpshme. Më herët nuk kemi bërë kallëzim pasi kemi menduar se do të marr vesh. Ditën e sotme ai na është vënë nga pas dhe më ka ndjekur deri në afërsi të hyrjes së pallatit, por nuk u ngjit lart pasi nuk ishim vetëm, por edhe me gocat e tjera. Kur jemi dy ose tre shoqe nuk ngjitet lart, por kur jemi vetëm ai ngjitet deri lart dhe fillon e masturbohet para derës së apartamentit…”.

Menjëherë është lokalizuar dhe arrestuar ky person i cili rezultoi të jetë Ervis Sallaku. I pyetur nga policia si person ndaj të cilit zhvillohen hetimet, i pandehuri Ervis Sallaku e pranon akuzën, por ai shprehet se nuk është e vërtetë që këto veprime i ka bërë në mënyrë të vazhdueshme, por me raste. Të gjitha dëshmitë e provat e tjera shkresore të shqyrtuara në këtë gjykim hedhin dritë plotësisht mbi mekanizmin e ngjarjes, mënyren e kryerjes së veprës penale, qëllimin dhe fajësinë e Sallakut.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident me vdekje në Shkodër, slloveni përplas këmbësoren

Rreth orës 17:05, në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”, automjeti me drejtues shtetasin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT/ Grupi i vrasësve me pagesë në Greqi, zbardhen emrat e shqiptarëve të arrestuar. Ndoqën viktimën me kamera

Teksa policia greke ende nuk ka dalë me komunikim zyrtar lidhur me goditjen e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dogji 44-vjeçarit makinën me vlerë rreth 100 mijë euro, pas sherrit, arrestohet i riu në Tiranë

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari që dyshohet se dogji automjetin e një 44-vjeçari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditja e grupit kriminal Rraja, SPAK zbulon skemën! Si bëhej transporti i drogës, detaje

SPAK zbardh detaje lidhur me goditjen e grupit kriminal Rraja, i cili akuzohet për trafikim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Fier-Ballsh, plagosen nënë e bir

Një aksident rrugor ka ndodhur dje në aksin Fier-Ballsh, pranë fshatit Plyk. Dy automjete janë…

LEXO ME SHUME