Categories Lajme

Lleshaj, apel qytetarëve: Pajisuni me karta identiteti që të përfitoni shërbimet online

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ishte sot për inspektim në zyrën e aplikimit për dokumente biometrike, në Njësinë Administrative nr. 6, në Kombinat. Ministri Lleshaj pa nga afër procesin e aplikimit dhe apeloi gjithë qytetarët që u skadojnë kartat e identitetit, të nxitojnë t’i rinovojnë, për të pasur mundësi të marrin shërbime në vijim.

Ai theksoi gjithashtu se ID karta do të jetë dokumenti për identifikimin e zgjedhësve në procesin e 25 prillit 2021. Ministri njoftoi hapjen e 6 zyrave të reja të aplikimit për dokumente biometrike pranë Konsullatës në Bari, Itali, si dhe Ambasadave Shqiptare në Vjenë, Austri, në Paris, Francë, në Berlin, Gjermani, në Stokholm, Suedi dhe në Stamboll, Turqi.

Në këtë drejtim, Lleshaj ftoi qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë, të bëhen pjesë e procesit të regjistrimit të adresës së tyre në vendet ku banojnë.

“Vitet e fundit, Qeveria ka zgjeruar shumë përpjekjet për të rritur shërbimet ndaj qytetarëve. Sot jemi në një zyrë të tillë, ku ofrohen një kategori e madhe shërbimesh. Një pjesë e madhe e shërbimeve sot kanë kaluar online dhe numri i tyre po shtohet nga dita në ditë, ndaj kërkohet që qytetarët të bëhen pjesë e këtij procesi.

Përmes shërbimeve online janë kursyer shumë andralla, shumë përpjekje, shumë kohë, shumë para, që qytetarët e shpenzonin për të marrë shërbime elementare, të cilat tani mund t’i marrin vetëm me një klik nga kompjuteri i shtëpisë së tyre nëse do të bëhen pjesë e këtij procesi”, tha ai.

Por, Lleshaj, tha se “që të bëhen pjesë e këtij procesi është e rëndësishme që qytetarët të mund të identifikohen, e për këtë arsye pajisja me ID kartë është thelbësore”. “ID karta është çelësi që hap derën për të gjitha këto shërbime online apo dhe në mënyrë fizike.

Ndaj e shfrytëzoj mundësinë sot për t’u bërë thirrje qytetarëve që të nxitojnë për të aplikuar pranë zyrave të ndryshme të aplikimit, si kjo që jemi sot, apo të tjera në gjithë vendin, me qëllim që mos të befasohen kur t’u kërkohet kartë e re identiteti”, shtoi ai.

Lleshaj ftoi qytetarët të mos presin minutën e fundit, por të afrohen pranë zyrave të aplikimit, të aplikojnë për sa kushtet janë optimale dhe t’i mundësojnë vetes aksesin, të marrin çelësin e shërbimeve, jo vetëm për identifikimin e përgjithshëm, por dhe një numër të madh shërbimesh që do të ofrohen vetëm kundrejt ID kartës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Plagosi me thikë një person në Poliklinikën e Shkodrës/ Në pranga 18-vjeçari edhe i ati i tij

Shkodër/Vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale, për dokumentimin e autorësisë dhe përgjegjësive në lidhje me ngjarjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet e mbytur një 45-vjeçare në Liqenin e Thatë, nisin hetimet

Një 45-vjeçare është gjetur e pajetë në ujërat e Liqenit të Thatë në Tiranë, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT ndërhyn në Dhërmi/ Pezullohen aktivitetet dhe gjobiten subjektet për ndotje mjedisore

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka pezulluar aktivitetin dhe ka vendosur gjoba ndaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po transportonte 4 pistoleta, arrestohet 31-vjeçari!

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë pasi u kap duke transportuar katër pistoleta.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi nga Jorgo Pulla, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

Astrologu Jorgo Pulla parashikon një ditë me zhvillime pozitive në punë, ekonomi dhe dashuri. Ja…

LEXO ME SHUME