Categories Lajme

Lleshaj: Kush e lë mendjen në shtëpi kur nget makinën, të llogarisë pasojat

Patrullimi me mjete pa shenja policore po evidenton shumë shkelje të rrezikshme të sigurisë në qarkullimin rrugor, thotë Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.

Ai bën me dije se me dhjetëra leje drejtimi janë hequr dhe shumë masa të tjera të rënda po merren, duke kujtuar se aksidentet rrugore marrin jetë më shumë se sa krimi.

Sipas Lleshaj, është me shumë rëndësi të kuptohet nga të gjithë se kontrolli rigoroz dhe masat e forta në qarkullimin rrugor janë mjet i domosdoshëm.

Policia e Shtetit, nënvizon Lleshaj,  ka nevojë për mbështetjen e qytetarëve përmes informimit dhe përmes respektimit të rregullave.

“Ata që e lenë mendjen në shtëpi kur hipin në makinë, duhet të jenë të qartë për pasojat. Asnjë tolerim nuk do ketë për papërgjegjshmërinë në qarkullim” paralajmëron Lleshaj.

Ministri garanton se Policia do të vijojë “gjuetinë” ndaj kujtdo, që rrezikon jetën e tij dhe të të tjerëve, në funksion të sigurisë në rrugët e vendit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME