Categories Lajme

Lleshaj ‘sqaron’ Berishën për ndalimin e fishekzjarreve

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar ndaj akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha se pasardhësi i tij, Edi Rama i ndaloi fishekzjarrët nga frika se mos studentët apo qytetarë të revoltuar gjuajnë me fishekzjarre ndaj tij.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar ndaj akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha se pasardhësi i tij, Edi Rama i ndaloi fishekzjarrët nga frika se mos studentët apo qytetarë të revoltuar gjuajnë me fishekzjarre ndaj tij.

“E verteta eshte se ato u ndaluan ne Shqiperi jo per shkak te plagosjes ne dy gishtrinjte e njeres dore te oficeres se policise, sepse çdo vit ne urgjencat e spitaleve jane mjekuar qytetare te plagosur nga perdorimi i pakujdesshem i fishekzjarreve, por ato ndalohen vetem e vetem nga frika se mos studentet apo qytetare te revoltuar gjuajne me fishekzjarre Edvin Kistaq Frikacakun dhe ky eshte nje akt i turpshem amoral, me te cilin ai per te qetesuar tmerret e tij te brendshme shpirterore u prish festen e Krishtlindjes dhe Vitit te Ri femijeve dhe familjeve shqiptare,”-shkruan Berisha.

Postimi i plotë i Berishës:

Më anë të një statusi në Twitter, Lleshaj sqaron ish-kryeministrin se ndalimi i përdorimit të lëndëve të rrezikshme piroteknike është shërbim ndaj sigurisë publike dhe jetës njerëzore.

“Ithtarët e eksplozivëve duhet të kuptojnë se në vendet normale, festat nuk bëhen as me shpërthime as me armë,”- shkruan Lleshaj.

Postimi i plotë i Lleshaj:

Ndalimi i përdorimit të lëndëve të rrezikshme piroteknike është shërbim ndaj sigurisë publike dhe jetës njerëzore. Ithtarët e eksplozivëve duhet të kuptojnë se në vendet normale, festat nuk bëhen as me shpërthime as me armë.

Më 18 dhjetor nga tre ministritë (Ministri i Brendshëm, Ministri i Mbrojtjes dhe Ministria e Financave) u firmos urdhëri për ndalimin e hedhjes në treg të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarreve, të cilët përbëjnë një rrezikshmëri të lartë për përdorimin në masë të gjerë në publik.

Ndërkohë nga autoritetet përkatëse të Policisë së Shtetit kanë filluar kontrollet në bizneset dhe në tregjet që prej fillimit të muajit dhjetor.

ke.mu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Mërkurë 28 Tetor 2026

Dashi Gjatë gjysmës së parë të ditës ka shumë mundësi që të merrni një lajm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari, sekuestrohet Audi SQ8 me vlerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kosovë! Pas dy ditëve në arrati, kapet autori i ngjarjes

Dy ditë pasi vrau me sëpatë ish-gruan e vëllait, A. S., është arrestuar nga Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti sot, kthjellime në të gjithë vendin, ja sa pritet të shënojnë temperaturat

Gjatë ditës së sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.…

LEXO ME SHUME