Categories Lajme

Nëse do të isha vonuar edhe dy orë do ta kisha humbur dorën

Gjatë takimit me kryeministrin, efektivia e forcave “Shqiponja” ka treguar edhe detaje lidhur me operacionin e zhvilluar në gishtat e dorës në një klinikë në kryeqyetin e Turqisë.

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka takuar në zyrën e tij efektiven e plagosur me kapsolla gjatë protestës së banorëve të Astirit, Ina Nuka.

Gjatë takimit të tyre në zyrën e kryeministrit, ku i pranishëm ishte edhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, Rama i premtoi efektives një shpërblim financiar që do të jepej me një vendim të Këshillit të Ministrave.

Do të bëjmë VKM për të të thënë një mbështetje financiare që të kesh ndjesinë e plotë të solidaritetit tonë. Besoj që do fillosh pak nga pak edhe punën. Do të kesh detyrë më të lehtë si fillim, pastaj të shohim.

Edi Rama, kryeministër
“Ina Nuka e ka provuar veten se mund të përballojë një sfidë më të lartë në detyrë,” – tha ministri Lleshaj.

Ndërkohë gjatë bisedës, efektivja e forcave “Shqiponja” ka treguar edhe detajet nga operacioni i saj, i cili do t’i mundësojë edhe funksionimin e plotë të dorës pas gjashtë muajve.

“Është bërë impianti dhe gjithçka ka shkuar sipas parashikimeve. Më kanë marrë një kockë në legen, dhe lëkurë në krah dhe këmbë për të formuar gishtin. Brenda gjashtë muajve do të kem ndjeshmërinë e gishtit ku është bërë impianti dhe më pas do të merrem me fizioterapi që të rikthehet funksioni i dorës. Në fillim mjekët nuk më thanë gjë por më pas më treguan që nëse do të isha vonuar edhe dy orë më shumë do të kisha humbur dorën pasi infektimi nga lëndët plasëse është shumë i shpejtë,”- tregoi efektivja.

Por nuk munguan as batutat mes kryeministrit dhe Nukës lidhur me premtimin e dhënë për një ndeshje basketbolli mes të dyve.

BATUTAT:

Rama: Pastaj je gati për basketboll?

Ina Nuka: Po, pa dyshim.

Rama: Doja të vija kur erdha në Turqi për të takuar…por kujtoja se ishte në Stamboll dhe jo në Ankara. Ishte kohë shumë e shkurtër kështu që…

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Mërkurë 28 Tetor 2026

Dashi Gjatë gjysmës së parë të ditës ka shumë mundësi që të merrni një lajm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari, sekuestrohet Audi SQ8 me vlerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kosovë! Pas dy ditëve në arrati, kapet autori i ngjarjes

Dy ditë pasi vrau me sëpatë ish-gruan e vëllait, A. S., është arrestuar nga Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti sot, kthjellime në të gjithë vendin, ja sa pritet të shënojnë temperaturat

Gjatë ditës së sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.…

LEXO ME SHUME