Categories Lajme

Lleshaj takon oficerët e FRONTEX: Shqipëria po përfiton shumë

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, takuan në Pikën e Kalimit të Kapshticës, oficerët e FRONTEX që operojnë në bashkëpunim me Policinë Kufitare për sigurinë dhe menaxhimin e kufirit. Ministri Lleshaj theksoi se bashkëpunimi me FRONTEX është i rëndësishëm për Policinë shqiptare, jo vetëm në menaxhimin flukseve migratore e luftën kundër trafiqeve, por edhe në përcjelljen e përvojës personale të kësaj force.

Me kënaqësi të veçantë vizitova sot Pikën Kufitare të Kapshticës, ku së bashku me oficerët dhe punonjësit e tjerë të Policisë Shqiptare kryejnë shërbim edhe oficerë policie të FRONTEX nga shumë vende europiane. Bisedova me ta dhe kontaktova me kënaqësi se niveli i bashkëpunimit është shumë i lartë, efektiviteti i punës së tyre është i lavdërueshëm. Prej këtij bashkëpunimi Shqipëria po përfiton shumë.

Po përfiton në radhë të parë eksperiencë të jashtëzakonshme nga përvoja e Policive të ndryshme europiane, të cilat janë aktive në këtë operacion, por po ashtu Shqipëria po përfiton mbështetje të madhe në menaxhimin e kufijve të saj.  Ky operacion, i pari që FRONTEX zhvillon në një vend jashtë BE-së, është një shans i mirë për të treguar nivelin e përgatitjes së Policisë shqiptare, pjekurinë e saj për të bashkëpunuar në nivel europian. Kjo e gjitha është në funksion të përpjekjeve të Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Europian“, tha ministri i Brendshëm.

Sipas njoftimit të shpërndarë për mediat nga zyra e shtypit të Ministrisë së Brendshme, oficerët e FRONTEX konfirmuan se bashkëpunimi me kolegët shqiptarë është shumë i mirë, që nga nisja e misionit në maj 2019. Shqipëria është vendi i parë në rajon, me të cilin FRONTEX ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi dhe operon jashtë BE-së, në menaxhimin e integruar të kufijve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME