Categories Lajme

Lloj i ri covidi, 70% më shumë ngjitës/ Holanda pezullon fluturimet me Britaninë deri më 1 janar

Holanda ka pezulluar fluturimet me Britaninë e Madhe deri më 1 janar 2021, pas përhapjes së një mutacioni të koronavirusit të ri (COVID-19) në këtë vend. Në një deklaratë nga Ministria e Jashtme e Holandës thuhet se duke nisur nga ora 06:00 janë ndaluar fluturimet drejt Britanisë. Pas rekomandimit të Institutit Shtetëror të Shëndetësisë dhe Mjedisit të Holandës (RIVM) thuhet se vendimi i marrë do të jetë në fuqi deri më 1 janar.

“Brenda disa ditësh, vendet e tjera të BE-së dhe Holanda do të bisedojnë në kuadër të masave që do të ndërmerren për të ulur rrezikun e transmetimit të llojit të ri të virusit nga Britania”, thuhet në deklaratë.Më tej thuhet se një rast i ngjashëm që tregon karakteristika të njëllojta me “llojin e ri të COVID-19 që përhapet më shpejt”, i cili është i pranishëm në juglindje të Britanisë është vërejtur në muajin dhjetor në vend. Parajmërimi “mos udhëtoni në mënyrë kategorike nëse nuk është e nevojshme”

Në deklaratë bëhet e ditur se zhvillimet po ndiqen nga afër dhe se mendohen kufizime shtesë lidhur me udhëtimet tokësore dhe detare. Qeveria e Holandës thekson se udhëtimet jashtë vendit do të shkaktojnë përhapjen e COVID-19, ndërsa ka bërë paralajmërimin që të mos udhëtohet në mënyrë kategorike, nëse nuk është e nevojshme. Kjo ndalesë erdhi pasi dje, kryeministri britanik, Boris Johnson dhe një grup shkencëtarësh deklaruan se në vend është zbuluar një lloj i ri i virusit, që është 70 përqind më shumë ngjitës (infektues).

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME