Mozzik ka reaguar pas deklaratës së Loredanës, e cila konfirmoi ndarjen. Mozzik dhe Loredana muajt e fundit kanë qenë kryetemë e medieve rozë, pasi qarkullonin thashetheme për ndarjen e tyre.
Por, këto thashetheme po dalin të jenë të vërteta, pasi rep-artistja përmes një postimi në gjatë në Instagram, konfirmoi ndarjen nga Mozzik. Ajo tha se kanë nevojë për distancë, por nuk përjashtoi mundësinë e ribashkimit në një të ardhme të afërt.
Loredana ka shtuar se në turne, do të performojë e vetme. E pas gjithë kësaj erdhi reagimi i reperit. “Zoti i din të gjitha!”, ka shkruar Mozzik, duke mos sqaruar asgjë më shumë.

