Lori Hoxha vendosi të publikojë një foto ku shfaqet me një buzëqeshje engjëllore! Fashionista e njohur kishte pozuar ulur, e veshur me xhinse të shkurtra dhe një këmishë të verdhë që i shkon kaq shumë. Gjithçka dukej kaq perfekte nga shapkat Versace të çanta Chanel, por prisni pak!
Ku e ka dorën e majtë Lori? Kjo gjë ka rënë në syrin e fansave të saj të cilët me siguri menduan se bëhet fjalë për Photoshop. “Po dorën e majtë ku e ke? Se kështu ke dalë superrr”, i shkruan një ndjekëse. Me siguri fotoja e Lorit është kapur në një fraksion sekonde kur ajo vendosi të lëvizë dorën dhe pamja: Thjesht e frikshme!Nëse e shikoni njëherë, nuk ka kthim pas!


